Rama: Anëtarimi në BE, Shqipëria me mundësi financiare të reja

Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi se, “me futjen e Shqipërisë në BE shumë gjëra do të ndryshojnë”.


Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, deklaroi se, “me futjen e Shqipërisë në BE shumë gjëra do të ndryshojnë”.

Në takimin që zhvilloi sot me gratë në Shkodër, Rama tha se “në momentin që Shqipëria anëtarësohet në BE, një gjë është e sigurtë, që do të jetë një Shqipëri e re, me forca të reja, me mundësi financiare të reja, me aleanca të reja, me kuptim krejt tjetër”.

Rama vuri në dukje se, “mbi të gjitha do të jetë një Shqipëri, që u jep të gjithë qytetarëve të vet, fëmijëve, pasaportën europiane, që nuk është dokument udhëtimi si kjo që kemi sot, por një pasaportë që është status dinjiteti dhe qytetarie europiane, që ky popull s’e ka pasur kurrë”.

Sipas tij, këto vite kanë qenë një përpjekje e madhe, mundësi e madhe, kokëfortësi e madhe për t’iu imponuar të huajve që ta shohin Shqipërinë si të barabartë dhe siç theksoi Rama, “i’a kemi dalë që Shqipëria sot, ndryshe nga ajo e një dekade më parë të jetë e respektuar e vlerësuar dhe e besuar por kjo nuk mjafton”.

“Shqipëria megjithëse është kaq e vlerësuar dhe e respektuar sa me 16 maj do të pres të gjithë Europën në Tiranë për Samitin Politik Europian, shqiptarët nuk janë akoma të barabartë. Barazinë e plotë si qytetarë të Europës të gjithë shqiptarëve ia jep pasaporta e Europës”, u shpreh ai.

Rama nënvizoi se, me atë pasaportë të gjithë ata që janë jashtë sot dhe që përpiqen për dokumenta nuk kanë nevojë të përpiqen më, pasi ajo pasaportë e BE-së, të jep barazinë e plotë përpara ligjit si qytetarët europianë.

Me atë pasaportë fëmijët tuaj nesër, tha Rama, kur t’i çoni me studime nuk do të jenë si studentë të huaj, që do të paguajnë 10 herë më shumë tarifën e shtetit, por do të jenë studentë europianë me të njëjtat kushte, e detyrime si të gjithë studentët e europës. Shqiptarët do ndalojnë ku të duan, trokasin ku të duan, si të gjithë qytetarët europianë dhe në të gjithë BE-në, sikurse ne udhëtojmë nga Shkodra në Tiranë.

“Por ta dini se BE nuk e mban atë derë hapur gjithmonë, ajo derë hapet dhe mbyllet. Dhe është hera e parë që nga viti 1990, që ajo derë është hapur për Shqipërinë dhe që ata nuk thonë ato fjalët e zakonshme, se jo do jemi bashkë, një ditë do jeni këtu, por këtë herë na kanë hapur derën, na kanë vënë në tavolinë dhënë 250 mijë faqe dokumente për negociatat e na kanë thënë bujrum, plotësoni këto negociatat e dokumentet deri në 2027 dhe ju të bëheni anëtarë të BE-së. Kujdes se mund t’ju dal edhe në frigorifer këto ditë (bën batutë)”, deklaroi Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Kënd kushtuar literaturës azerbajxhanase në Bibliotekën Kombëtare

Në përurim marrin pjesë edhe Drejtorit i Bibliotekës Kombëtare të Azerbajxhanit, Karim Tahirov dhe ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov.

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Kënd kushtuar literaturës azerbajxhanase në Bibliotekën Kombëtare

Në përurim marrin pjesë edhe Drejtorit i Bibliotekës Kombëtare të Azerbajxhanit, Karim Tahirov dhe ambasadori i Azerbajxhanit, Anar Huseynov.