Berisha: Programi i PD-së, mision për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo spirale

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot në Kavajë, kandidatët e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.


Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot në Kavajë, kandidatët e koalicionit “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se ky program është program për çdo shqiptar, nuk është program i një partie.

“Është program i një misioni të vërtetë për të nxjerrë Shqipërinë nga kjo spirale, nga këto labirinte që po e shkretojnë atë çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

Kreu i PD-së u shpreh se në takim ishte i pranishëm edhe zv.presidenti i Internacionales Demokristiane të Qendrës, Elmar Brok, i cili sipas Berishës “ka mbështetur në momente kritike Partinë Demokratike dhe demokracinë shqiptare”.

“Kam nder dhe kënaqësi që jam sot këtu me të nderuarin Antonio López-Istúriz White, Sekretari Ekzekutiv i Internacionales Demokristiane të Qendrës, dhe deputet në Parlamentin Europian. Antonio López-Istúriz White, është një mik i madh, i shquar dhe i kahershëm i PD-së. Prania e tij sot këtu, njëlloj si në 2005-n lajmëron fitoren tonë në 11 maj”, vijoi ai.

Berisha tha se “çdo ditë, çdo orë shqiptarët po përqafojnë më shumë programin e PD-së, programi që garanton shqiptarët se, do krijojë një mundësi të re për çdo qytetar”.

“Programi që garanton qytetarët se varfërinë ekstreme do ta zhdukë në 100 ditët e para nga Shqipëria. Se nuk do të ketë pension nën 200 euro, se nuk do të ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro, se nuk do të ketë bursë studenti nën 200 euro. Nuk do ketë rrogë minimale nën 500 euro, se do ulë çmimin e energjisë në 7 lekë për qytetarët, do përgjysmojë tarifat e ujit, do të japë kartën e konsumatorit për të gjithë pensionistët dhe rrogultit”, u shpreh Berisha, ndërsa theksoi se sipërmarrësit e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha, se përgjysmimi i taksave, se ulja e çmimit të energjisë në 6 lekë nga 18, se përgjysmimi i tarifës së ujit, se çlirimi i tyre nga inspektoratet dhe gjobat, janë zotimet solemne të PD-së.

Kreu i PD-së, shtoi se “dy javë na ndajnë nga dita e fitores, dita e triumfit. Unë po vij nga tur dyditor në jug dhe kudo në sheshet e qyteteve, në brigjet në fshatra frynte erë e fitores, erë e triumfit”.

Burimi ATSH

Spahiu: Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 50…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 50…