Berisha: Për sigurinë ushqimore nuk plotësohet asnjë standard i BE-së, nevojitet reformë e thellë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ekspertë të sigurisë ushqimore ku prezantoi platformën dhe angazhimin e saj për Sigurinë Ushqimore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me ekspertë të sigurisë ushqimore ku prezantoi platformën dhe angazhimin e saj për Sigurinë Ushqimore.

Kryedemokrati u shpreh se në raport me sigurinë ushqimore, Shqipëria nuk plotëson asnjë standard të BE-së.

Berisha në takim denoncoi situatën alarmante të sigurisë ushqimore në vend, duke e lidhur drejtpërdrejt me kapjen e institucioneve nga mafia dhe korrupsionin shtetëror.

Berisha theksoi se kontrollet mbi ushqimet, medikamentet dhe produktet bujqësore janë në duart e grupeve të lidhura me qeverinë, ndërsa institucionet janë të paralizuara dhe specialistët e përjashtuar.

Kryetari i PD, Sali Berisha u ndal edhe tek kapja e sasive të ushqimit me salmonelë, duke e cilësuar këtë si simbol të mungesës së transparencës dhe përgjegjësisë. Berisha akuzoi mungesën e hetimeve, dorëheqjen formale të kreut të AKU-së dhe një sistem prokurimesh që përjashton investitorët e huaj, në kundërshtim me marrëveshjet me BE-në.

Sipas Berishës, AKU duhet të dalë jashtë çdo politizimi. “Vartësia mund të jetë e kryeministrit, e parlamentit, por ky është institucion qendror për shtetin dhe për kombin. Laboratorët e tij duhet të jenë laboratorët më modernë. Dhe unë u garantoj se do të dy-trefishojmë buxhetin në këtë fushë, theksoi ai.

Kryetari i PD theksoi nevojën për një reformë të thellë në sigurinë ushqimore, duke e konsideruar këtë sektor si pjesë qendrore të sigurisë kombëtare. Berisha propozoi fuqizimin e Agjencisë së Sigurisë Ushqimore me kompetenca të plota ekzekutive dhe të çlirohet nga çdo ndikim politik. Laboratorët shtetërorë, sipas tij, do të jenë ndër më modernët dhe do të marrin dy apo trefishim të buxhetit.

Berisha kërkoi që në Shqipëri të mos lejohet asnjë produkt bujqësor që nuk shitet në të paktën dy vende të BE-së, duke theksuar se Europa ofron standardet më të sigurta. Berisha akuzoi dështimin e sistemit shëndetësor dhe privatizimin e analizave për shkak të mosfunksionimit të pajisjeve shtetërore, duke e quajtur këtë “batërdi”.

Ai tha se angazhohet për një reformë të thellë në sigurinë ushqimore me fokus te zero toleranca ndaj korrupsionit dhe transparenca totale. Berisha paralajmëroi kontroll të rreptë në dogana dhe bashkëpunim me agjenci prestigjioze ndërkombëtare për rritjen e standardeve.

Berisha theksoi se kthimi i eksporteve për shkak të mungesës së sigurisë ushqimore dëmton rëndë besimin te produktet shqiptare. Në përfundim të fjalës ssë tij, Kryetari i PD premtoi përfshirje të ekspertëve, modernizim të sektorit dhe përmirësim të kushteve për të garantuar që “Made in Albania” të jetë sinonim i cilësisë dhe krenarisë kombëtare.

Burimi ATSH

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Celibashi publikon orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit

Procesi i votimit nis në orën 07:00, ndërsa mbyllja e qendrave të votimit është deri në orën 18:00.