Hasani: Anëtarësimi në BE brenda 2030-ës, plan i mirëdakordësuar midis KE dhe Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, synimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030 është është një plan i detajuar dhe i mirëdakordësuar midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, synimi i Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030 është është një plan i detajuar dhe i mirëdakordësuar midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania” i pyetur se sa reale është mundësia që Shqipëria të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030, Hasani u shpreh se, “kjo është evidente dhe nuk e thotë vetëm Partia Socialiste, këtë e thonë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët e shohin Shqipërinë vendin që do të jetë në gjendje të mbylli negociatat teknike brenda vitit 2027 dhe duke filluar nga 2028-a, të nisim dhe të mbyllim brenda 2030-ës negociatat politike me të gjitha vendet anëtare, me parlamente te të gjitha vendet anëtare për të ratifikuar dokumentin e anëtarësimit”.

“Kjo është e qartë, kjo është thënë hapur. Komisionerja Kos, zv.presidentja Kallas e kanë shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme që ky është plani dhe është një plan i detajuar dhe i mirëdakordësuar midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, tha Hasani.

“Kjo është mënyra sesi ne do të vazhdojmë dhe perceptojmë shumë qartë drejtimin e një vendi, e një shoqërie e një grupi njerëzish që janë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për një të ardhme me pasaportën evropiane në fund të kësaj dekade”, theksoi ministri.

Sa i përket hapjes së Konsullatës së Shqipërisë në Ulqin, Hasani tha se, “bëhet fjalë për një ëndërr të gjithë atyre shqiptarëve, që flamuri i Shqipërisë të ngrihej dhe të ishte dinjitoz që nga Lidhja e Prizrenit. 1881 dhe 2025-a janë dy momentet në të cilat flamuri është ngritur gjithmonë krenarisht aty, por zyrtarisht që prej pak muajsh dhe që nga 7 prilli unë kam bërë inaugurimin zyrtar të hapjes së Konsullatës së Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë”.

“Ulqini është kryeqendra e shqiptarëve në Mal të Zi. Ulqini është një nga qytetet tona shumë të rëndësishme. Ulqini është ura lidhëse midis dy shoqërive tona, midis dy shteteve tona, midis rrugëtimit tonë të përbashkët, pa dyshim drejt BE-së”, u shpreh Hasani.

“Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet që në progresin për sa i përket angazhimit në rrugën drejt anëtarësimit janë vendet pararojë dhe le t’i përdorim këto simbolikat e mira pikërisht për këtë, për të forcuar prezencën dhe bashkëpunimin tonë”, tha Hasani.

Ministri vuri rëndësinë tek ajo që kërkon të bëjë qeveria lidhur me shqiptarët në rajon

“Vizioni i qeverisë është përkthyer gjithashtu edhe në struktura. Ne kemi një drejtori të posaçme që do të merret me faktorin shqiptar në rajon dhe punën e kësaj drejtorie do të jetë hartëzimi i nevojave, kërkesave dhe domosdoshmërive që shqiptarët kanë në rajon, qoftë kjo për qendra kulturore, librari, projekte zhvillimi, shkollash, qendrash shëndetësore me radhë”, theksoi Hasani.

Ministri foli edhe për projektin për hapjen e Konsullatës në Luginën e Preshevës.

“Padyshim që ne kemi një projekt të mirë, jo vetëm për përfaqësinë të Republikës së Shqipërisë atje, por edhe për mënyrën e angazhimit edhe për afrimin sa më të madh të të gjitha mundësive që ne të mund t’i ofrojmë vëllezërve dhe motrave tanë në Luginë. Jemi në kontakt të përhershëm dhe konkret me të gjithë faktorët dhe aktorët shqiptarë në Luginë dhe jam i bindur që e gjithë kjo dinamikë do të jetë pozitive që do të prodhojë projekte shumë të mira në funksion të gjithë shqiptarëve në rajon”.

Hasani gjithashtu shtoi se ka një bashkëpunim efikas me Kosovën në shumë shërbime konsullore duke sjellë si shembull Konsullatat në Milano dhe Mynih.

Sa i përket marrëdhënieve me Greqinë, Hasani u shpreh se, “marrëdhëniet janë shumë të mira. Gjërat po progresojnë në mënyrën e duhur. Kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi ën kontakt të drejtpërdrejtë, për të qartësuar çdo moment, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e të dyja vendeve, si dy vendeve fqinje, si dy vende shumë të afërta në raport me ato angazhime që kemi marrë përsipër. Jemi dy vende aleate në NATO. Një vend anëtar i BE-së me fqinj kandidat për në BE dhe jemi gjithnjë e më shumë të fokusuar për të plotësuar ato nevoja dhe detyrime që kemi për ta bërë Shqipërinë sa më shpejt një vend anëtar të BE-së”.

Burimi ATSH

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.

Global 360

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: 2026-ta na gjen me përgjegjësi të reja dhe synime të qarta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026.

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Vengu: Në Kurbin, 50 qytetarë të evakuuar nga situata e reshjeve

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura.