Stadiumi i ri “Selman Stërmasi”, shpallet fituese projektideja e studios arkitekturore “OMA”

Kryetarja e jurisë ndërkombëtare, Amanda Levete, shpalli kompaninë fituese të kësaj gare ndërkombëtare


Studioja arkitekturore “OMA” është shpallur fituese e garës ndërkombëtare për projektidenë arkitekturore për rilindjen e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Kryetarja e jurisë ndërkombëtare, Amanda Levete, shpalli kompaninë fituese të kësaj gare ndërkombëtare, ndërsa në fazën finale morën pjesë pesë skuadra finaliste që prezantuan para jurisë konceptet arkitektonike për një stadium krejtësisht të ri, sipas standardeve të UEFA-s, kategoria IV, i cili do ta kthejë atë zonë në një qendër të re të Tiranës.

“Përgëzoj qytetin e Tiranës sepse kultura e garave të arkitekturës në Shqipëri tashmë është bërë e rëndësishme. Nuk e di sa me fat jeni që e gjithë kjo kulturë dhe dëshirë për arkitekturën mbështetet nga qeveria dhe gjithë qyteti”, tha ajo.

“Qasjet e ndryshme që ju keni na kanë bërë që të kemi shumë pyetje dhe pikëpyetje në mënyrën se si mund të integrohet në mënyrë të suksesshme një stadium në të gjithë pjesë e qytetit”, tha Levete, ndërsa shtoi edhe disa sugjerime mbi projektin që pritet të realizohet nga studio arkitekturore “Oma”.

“Juria ka disa rekomandime që do donte t’i shihte të zbatuara në projektin e realizuar për të rafinuar formën e fasadave qoftë për interesat tregtare, por edhe ato të stadiumit”, vuri në dukje ajo duke sugjeruar që një nga ndërtesat në vendndodhje të jetë më pak ndërtesë, e më shumë në formën e një kulle sahati apo një obelisku. “Ishim jo fort të bindur për aktivitetin publik në tarracë dhe sugjerojmë që përdorimi i këtyre hapësirave të bëhet edhe me energji diellore”, pohoi Levete.

Nga ana e saj, drejtuesja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona u shpreh se “skuadrat konkurruese në këtë garë na bënë të ëndërrojmë dhe reflektojmë mbi Tiranën tonë”.

“Ky konkurs ka një funksion të dyfishtë, rendit koncept idetë arkitekturore më të mira si hap të parë dhe si hap të dytë për tre skuadrat e renditura të para nga juria ndërkombëtare hapet zarfi që përmban ofertën financiare”, tha ajo.

“Kjo ofertë përmban përqindjen e zhvillimit, që secili konkurrent i ofron shtetit apo korporatës, përqindje e cila nuk duhet të jetë më pak se 47% e sipërfaqes së zhvilluar mbi tokën shtet. Pasi të hapen dhe renditen ofertat financiare të tre më të mirëve, ftohet skuadra e përzgjedhur e para nga juria ndërkombëtare e arkitekturës për të bazuar ofertën e saj me ofertën më të lartë të ofruar për korporatën nëse kjo është e nevojshme”, pohoi Kokona.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Angazhim i përbashkët me MUSIAD Albania për të rritur flukset turistike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në aktivitetin e MUSIAD Albania “Shqipëria Turistike, destinacion 12-mujor”,…

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Angazhim i përbashkët me MUSIAD Albania për të rritur flukset turistike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë sot në aktivitetin e MUSIAD Albania “Shqipëria Turistike, destinacion 12-mujor”,…