Rama: 270 mijë legalizime falas, pjesa e mbetur mbyllet brenda mandatit të katërt

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu përgjigj mbrëmjen e sotme komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale duke u ndalur së pari tek shëndetësia, që siç u shpreh ai, është si dita me natën.


Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu përgjigj mbrëmjen e sotme komenteve të qytetarëve në rrjetet sociale duke u ndalur së pari tek shëndetësia, që siç u shpreh ai, është si dita me natën.

“53 spitale të reja, 400 qendra shëndetësore, 30% më lirë ilaçet se i hoqëm TVSH-në, 210 mijë pensionistë janë rimbursuar 100% për ilaçet, ndërsa 600 mijë persona të pasiguruar marrin rregullisht shërbimet pa asnjë dallim dhe diskriminim”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek hapja e vendeve të punës, që sipas shifrave në regjistrat zyrtarë të shtetit janë më shumë se 300 mijë. “Lexo regjistrat e shtetit. Kur morëm detyrën ishin një milion e 23 mijë në regjistër, sot janë një milion e 327 mijë. Sa bëjnë Hazis? Se me aritmetikën keni probleme ju nga anët e kënetës dhe rrethinat…Më duket se i kalojnë 300 mijë”, pohoi Kryeministri.

“Ulja e taksave, po sigurisht! Regjistrat e taksave merri dhe shikoji, 97% paguajnë më pak se sa paguanin dhe i ka apo jo Shqipëria taksat më të ulëta në rajon se në Evropë nuk diskutohet. Letrat, jo këneta”, vijoi Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe të ulja e çmimit të energjisë elektrike me 10.5%, që, sipas tij, është çmimi më i ulët historik në Shqipëri që nga viti 1990.

“Financimi i arsimit, nuk është më i larti, është shumë më i lartë. Arsimi i lartë financohej vetëm me 60 e ca milionë e kusur euro, sot 200 milionë euro. Është trefish më duket”, nënvizoi Kryeministri.

Rama u ndal edhe te skema e subvencioneve dhe mbështetjes në bujqësi dhe për fermerët, duke e cilësuar atë përtokë përpara qeverisjes socialiste.

“Po të jap dy shembuj të thjeshtë: gjysmë miliard euro eksporte produktesh bujqësore shqiptare në Evropë dhe përtej. Raporti eksport-import nga 1 me 9 është 1 me 3”, tha Rama.

“Heqja e TVSH-së së ushqimeve, ke të drejtë nuk e kemi bërë. Ka qenë dëshirë shumë e madhe, ambicie e parealizueshme ende sot”, vijoi ai.

Kryeministri pohoi se legalizimet e gjetura kanë qenë vetëm 21 mijë, ndërsa sot janë 270 mijë dhe të gjitha falas. Pjesa e mbetur sipas Ramës, mbyllet brenda mandatit të katërt.

“Katër zona urbane kishin ujë, sot janë 43 urbane 98 rurale, 11 të tjera në kantier dhe 5 të fundit janë në mandatin e katërt”, cilësoi Rama.

Kryeministri në përgjigjen e tij ndaj qytetarit që i sillte në vëmendje edhe borxhin publik të Shqipërisë, iu përgjigj se qeveria socialiste e gjeti 80%, sot është 55%.

“Fakte regjistrash shtetërore, fakte raportesh prestigjioze të institucioneve ndërkombëtare, fakte institucionesh të pavarura si INSTAT-i dhe jo “kua kua kua” kënetash politike dhe mediatike. Në 11 maj, mos u merr me këto tifozllëqet, po hidh një votë për të marrë pasaportën evropiane, se do të të duhet”, përfundoi Kryeministri Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama i dorëzon pasaportën shqiptare ish-kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Eric Adams

Kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot në Tiranë ish-kryetarit të bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams, kartën e identitetit dhe pasaportën…