Kosovë – KQZ publikon rezultatet, nuk ka cenim të votës

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti del kandidati më votuar në zgjedhje me 337.791 vota.


Sot KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, pasi nuk ka asnjë çështje që sfiduar.

Kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi tha se numri i votuesve në zgjedhje ishte 966.283 ose 46.54 për qind, vota të vlefshme 938.010, vota të pavlefshme 27.433 dhe vota të dëmtuara 2.964.

“VV 369.687 vota apo 42.30 për qind, PDK 196.474 ose 20.95 për qind, LDK 171.357 vota apo 18.27 për qind, AAK-NISMA 66.256 vota apo 7.06 për qind, Lista Serbe 39.915 apo 4.26 për qind, Koalicioni për Familje 20023 apo 2.13 për qind”, ka thënë Radoniqi.

Ai tha se nuk ka cenim të votës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 9 shkurtit 2025.Sipas ulëseve, VV ka 48, PDK 24, LDK 20, Lista Serbe 9, AAK-NISMA 8, KDTP 2, Iniciativa e re e Demokratike e Kosovës 1, Za Slobodu Pravdu i Opstanak 1 ulëse, Partia Liberale Egjiptiane 1, Jedinstvena Goranska Partia 1, Nova Demokratska Stranka 1, Sociajaldemokratska Unija 1, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës 1 ulëse, Koalicioni Vakat 1 ulëse, Partia e Ashkalinjve për Integrim 1 ulëse.

Kandidati për kryeministër nga VV-ja, Albin Kurti del kandidati më votuar në zgjedhje me 337.791 vota.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë, raporton KosovaPress.

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit.

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot thirrjen për dialog me protestuesit.