PD dhe 25 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore PD-ASHM


Partia Demokratike ka depozituar në limitet e skadimit të afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar si koalicion zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Emri i koalicionit do të jetë “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me shkronja nistore PD-ASHM duke përfshirë në një listë gjysmën e partive që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

Koalicioni përmban 26 parti dhe drejtues i saj do të jetë Sali Berisha.

“Numri përkatës i kandidatëve që do të propozojë çdo parti pjesë e koalicionit, do të specifikohet në momentin e depozitimit të listës shumemërore të kandidatëve, sipas formatit të fletës së votimit të përcaktuar nga KQZ në këto zgjedhje.

“Në listën shumemërore të koalicionit do të përfshihen, për çdo parti të Koalicionit, numri i kandidatëve dhe renditja e tyre, bazuar në peshën elektorale dhe negociatat e zhvilluara nga secila parti”, thuhet në marrëveshjen e depozituar në KQZ.

Partitë përbërëse të koalicionit
1. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Sali Berisha.
2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
6. Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi
8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj
10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka
13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia
18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
19. Partia Bashkimi Liberal Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
22. Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
25. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
26. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfaqësuar nga kryetari Shpëtim Idrizi.

Po ashtu, edhe partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupin, pjesë e të cilës është dhe Enkelejd Alibeaj, dhe LZHK, me kryetar Dashamir Shehin njoftuan zyrtarisht se do të shkojnë si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Ata kërkojnë të regjistrohen si “Djathtas për Zhvillim”, ndërsa shkronjat nistore të koalicionit të jenë DZh.

Edhe lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” do të shkojë si koalicion për në zgjedhjet e 11 majit. Koalicioni quhet zyrtarisht “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndërsa drejtues i saj do të jetë Adriatik Lapaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Marrëveshje trepalëshe për avancimin e kërkimit dhe standardeve në sektorin ushqimor

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku dhe drejtori i AKVMB-së, Roland Meçaj.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Marrëveshje trepalëshe për avancimin e kërkimit dhe standardeve në sektorin ushqimor

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku dhe drejtori i AKVMB-së, Roland Meçaj.