Festa Kombëtare e Bullgarisë, dy godina në qendër të Tiranës ndriçohen me ngjyrat e flamurit bullgar

Një shprehje e miqësisë së thellë dhe bashkëpunimit në rritje e sipër midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.


Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Bullgarisë – 3 Marsit, dy godina në qendër të Tiranës për të katërtin vit radhazi u ndriçuan me ngjyrat e flamurit bullgar – të bardhë, të gjelbër dhe të kuqe.

Sivjet këto dy godina ishin Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe Universiteti Politeknik, të cilat u shndërruan në një urë simbolike midis dy kombeve.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, e cila edhe këtë herë tregoi përkrahjen dhe solidaritetin e saj ndaj komunitetit bullgar dhe kulturës së popullit mik.

Ndriçimi i këtyre ndërtesave emblematike nuk është thjesht një gjest i bukur, por një shprehje e miqësisë së thellë dhe bashkëpunimit në rritje e sipër midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.

Iniciativa të tilla janë një element i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke kontribuar në njohjen dhe respektin e ndërsjellë midis popujve të të dy vendeve.

Tradita e nisur katër vjet më parë është kthyer në një ngjarje të pritur, e cila gëzon si diasporën bullgare në Shqipëri, ashtu edhe tiranasit dhe miqtë e kryeqytetit, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit kulturor në rajonin e Ballkanit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula pritet nga kryeministri Magyar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u prit në Budapest nga kryeministri hungarez, Péter Magyar.

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MIA: Fjala e kryeministrit Rama në Jerusalem në 2022 citim nga një dokument historik, jo qëndrim i tij

Agjencia për Media dhe Informim reagoi sot në lidhje me një fragment të fjalimit të Kryeministrit Edi Rama, mbajtur më…