Denaj: Agroturizmi në Pukë, model investimi për tërheqjen e turistëve vendas e të huaj

Hani i Përparim Laçit në Pukë, është një tjetër model në agroturizëm që me punë dhe vendosmëri ka krijuar një atraksion turistik, që mirëpret turistë vendas e të huaj.


Hani i Përparim Laçit në Pukë, është një tjetër model në agroturizëm që me punë dhe vendosmëri ka krijuar një atraksion turistik, që mirëpret turistë vendas e të huaj.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau historinë e përparimit si shembullin e të rinjve që kanë zgjedhur të punojnë në bujqësi.

E nisur si një ëndërr familjare në 2003, kjo bujtinë sot është një histori suksesi që bashkon traditën, kulinarinë dhe turizmin malor. Ideja lindi nga babai i familjes, një nga alpinistët e parë të zonës, i cili krijoi një vend ku udhëtarët të mund të shijonin natyrën dhe produktet e freskëta vendase.

Nga ushqimet tradicionale me produkte Made in Albania nga duart e arta të fermerëve deri te eksperiencat e paharrueshme në dimër, Hani i Përparim Laçit është një destinacion që mirëpret turistë vendas e të huaj.

“Kjo bujtinë ka nisur që në vitin 2003 kur babai im ishte një nga alpinistët e parë shqiptarë që shkuan në Everest dhe solli idenë për të bërë një agrobiznes ku të punojmë të gjithë familjarisht. Ne bashkëpunojmë me fermerë të zonës të cilëve iu blejmë produkte të ndryshme bujqësore. Në këtë pikë agroturistike janë ndërtuar edhe ambiente akomodimi (dhoma hoteli) me kapacitet për 50 persona. Ndërsa kuzhina e restorantit ofron kryesisht menu me gatime tradicionale pukjane dhe produkte bio të zonës”, tregoi Përparimi.

Ai ftoi të rinjtë pukianë të kthejnë vëmendjen tek bukuritë e zonës që siç u shpreh ai “janë resurse për të zhvilluar biznese, për t’u angazhuar me punë dhe ngritur ekonominë lokale”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Forcimi i bashkëpunimit në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministri Hoxha takohet me Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri: Forcimi i bashkëpunimit në fokus

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot Ambasadoren e Kanadasë në Shqipëri, Elissa Golberg