Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht pikënisja e eksplorimit të Alpeve shqiptare për mijëra turistë nga e gjithë bota.


Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht pikënisja e eksplorimit të Alpeve shqiptare për mijëra turistë nga e gjithë bota.

Megjithëse tejet e rëndësishme për funksionin e saj, rruga ishte tërësisht e amortizuar dhe një infrastrukture, përveçse me rrezikshmëri për komunikimin, por edhe jo dinjitoze për turizmin në veri e në të gjithë vendin.

Rikonstruksioni i plotë i saj që realizohet nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare për shkak të operimeve mes dy hidrocentraleve, është njëkohësisht hapi i parë në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm në një nga zonat më të bukura të vendit.

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot kantierin e hapur së bashku me Zëvendëskryeministren e ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.

Kryeministri Rama tha se “ky aks do t’i japë një hov të ri turizmit të kësaj zone të bekuar të Shqipërisë”.

Duke u ndalur në disa detaje të këtij investimi Balluku vuri në dukje se, “kjo rrugë është e ndërtuar në vitin 1980 dhe është 31 kilometra e gjatë”.

“Është rrugë teknologjike siç e quajmë ne, që lidh dy hidrocentralet dhe situata e sotme sigurisht krijon probleme shumë të mëdha përsa i përket situatës energjetike midis dy hidrocentraleve. Ne kemi emergjenca të ndryshme, kemi lëvizje të stafeve nga një hidrocentral tek tjetri, ndaj kjo është arsyeja pse rruga futet në rikonstruksion dhe futet nga Korporata Elekroenergjetike Shqiptare për arsye të operimeve që kemi në hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe atë të Komanit”, tha Balluku.

Ajo u shpreh se, “kjo është një rrugë e amortizuar dhe pas një analize të thellë duke nisur nga viti 2020, por duke pritur edhe shëndoshjen e financave të Korporatës Elektroenergjitike, kemi arritur në rezultatin që kjo rrugë duhet rikonstruktuar. Sigurisht Korporata Elektroenergjetike shqiptare është një nga kompanitë shqiptare që e ka përgjegjësinë sociale koorporative shumë të zhvilluar dhe aty ku operon nuk merret vetëm me produktin kryesor, pra me prodhimin e energjisë, por sigurisht merr masat edhe për sigurinë e punonjësve edhe për operime më të shpejta, por mbi të gjitha edhe për t’i shërbyer komunitetit”.

Balluku deklaroi se, “me ndërtimin e kësaj rruge që është rikonstruksion, por i thellësishëm ne arrijmë që të dorëzojmë një rrugë kualitative për sa i përket aspektit të saj teknik, por i ofrojmë dhe komunitetit një rrugë, e cila do të ndihmojë në rritjen e të gjithë pjesës së turizmit në këtë zonë, duke qenë se vitet e fundit vetë Korporata Elektroenergjetike ka identifikuar se numri i turistëve si në digën e Komanit, ashtu dhe në të gjithë liqenin është shumë i lartë”.

“Me përmbylljen e këtij rikonstruksioni prej 31 km të rrugës do të përfitojë gjithë komuniteti”, shpjegoi Zv/Kryeministrja Balluku.

Burimi ATSH

Strukturat akomoduese në Shkodër të rezervuara për fundvit, kalendar i pasur artistik deri në janar

Me traditën kulturore, mikpritjen dhe ofertën e pasur festive, Shkodra edhe këtë fundvit është një nga destinacionet për turistët vendas…

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Strukturat akomoduese në Shkodër të rezervuara për fundvit, kalendar i pasur artistik deri në janar

Me traditën kulturore, mikpritjen dhe ofertën e pasur festive, Shkodra edhe këtë fundvit është një nga destinacionet për turistët vendas…