Pasuritë e konfiskuara me burim të paligjshëm, Hoxha: Administrim i mirë dhe kthim në shërbim të publikut

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri të ditur se “asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si të paligjshme, janë në rritje”.


Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha bëri të ditur se “asetet e konfiskuara nga krimi i organizuar dhe si të paligjshme, janë në rritje”.

Në konferencën “Nga Fitimet e Paligjshme te e Mira Publike: E Ardhmja e Aseteve të Konfiskuara”, ku marrin pjesë drejtues të agjencive ligjzbatuese, ekspertë dhe përfaqësues institucionesh e organizatazh lokale, ministri Hoxha bëri një ekspoze të situatës, duke nënvizuar se lufta kundër krimit është sukses vetëm, kur konfiskohen pasuritë apo asetet që vijnë si rezultat i një veprimtarie kriminale.

Në këtë kontekst ai vlerësoi punën që po bën Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK).

Qëllimi i kësaj konference është të shkëmbehen përvojat në vend me ato të autoriteteve të huaja, për mënyrën më efikase të ri-përdorimit të aseteve me burime kriminale, në mënyrë që ato të vihen në shërbim të publikut.

Ministri Hoxha u shpreh se “finalja është miradministrimi i një aseti të tillë, që nënkupton kthimin e tij në shërbim të publikut. Qoftë përmes shfrytëzimit nga struktura shtetërore, qoftë edhe dhënies në përdorim privatëve, apo shitjes përfundimtare në ankand, të dyfishtë, siç e parashikon ligji”.

“Konfiskimi i aseteve me burime nga veprimtaria kriminale është faza përmbyllëse e luftës kundër krimit,” tha Hoxha.

“Marrja në administrim e një prone të krijuar me burime të paligjshme, është faza përmbyllëse e gjithë përpjekjes ndërinstitucionale për të goditur krimin në pikën e tij nevralgjike, që janë pronat, pasuritë, paratë,” u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme.

Duke folur për punën e AAPSK, Hoxha tha se ajo gëzon mbështetjen e Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe strukturave të tjera ligjzbatuese.

Gjithashtu ai foli edhe për sfidat me të cilat përballet kjo agjenci.

“Që puna e veprimtaria e Agjencisë (AAPSK), të jetë efikase dhe sa më larg presionit të nëndheshëm që ushtron krimi i organizuar, ka nevojë të domosdoshme për mbështetjen e Policisë,” u shpreh Ministri i Brendshëm.

Në fjalën e tij, ai bëri të qartë se lufta kundër krimit dhe aseteve kriminale është pa asnjë kompromis dhe do të vijojë pareshtur.

“Ne duam që të shkurajojmë ata individë apo rrjete kriminale, që mendojnë se mund të përfitojnë në mënyrë të paligjshme e më pas t’i shijojnë frytet e një veprimtarie të tillë,” theksoi Hoxha.

Duke përmendur disa nga rezultatet e arritura nga AAPSK, Hoxha pohoi se “janë një numër i konsiderueshëm ndërtesash apo ambientesh që janë konfiskuar dhe janë vënë në shërbim të publikut. Madje dhe vetë Agjencia punon sot në zyra të konfiskuara. Qëllimi ynë është që asetet e konfiskuara, të ruajnë vlerën e mundësisht të rriten në vlera që të inventarizohen si të mira materiale në shërbim të qytetarëve”.

Në konferencë marrin pjesë përfaqësues institucionesh dhe ekspertë nga Italia, Rumania e vende të tjera me përvojë në konfiskimin e aseteve kriminale dhe ripërdorimin e tyre në të mirë të publikut.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…