Taskforca Antikanabis, prefektja e Shkodrës: Objektiv parandalimi i kultivimit

Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni mblodhi sot Taskforcën Antikanabis, ku kërkoi që secili nga anëtarët e kësaj taskforce të marrë përgjegjësitë për të ndjekur me përparësi luftën kundër kultivimit të kanabisit.


Prefektja e qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni mblodhi sot Taskforcën Antikanabis, ku kërkoi që secili nga anëtarët e kësaj taskforce të marrë përgjegjësitë për të ndjekur me përparësi luftën kundër kultivimit të kanabisit.

“Kam një mesazh për të gjithë drejtuesit e institucioneve, për të gjithë kryetarët e bashkive, që të marrin përgjegjësi konkrete sipas ligjit që i përcakton, për të qenë në hapat e parë të parandalimit të këtij akti”, tha Angoni.

Angoni bën të ditur se, gjatë diskutimeve ka shprehur domosdoshmërinë e anëtarëve të Task Forcës për të treguar një ritëm të lartë pune, një intensitet të lartë kontrollesh në terren duke shfrytëzuar të gjithë sistemet e informacionit të cilat do bëjnë të mundur një kontroll të plotë e një monitorim rigoroz të territorit Qarku Shkodër.

“Shkodra vazhdon të regjistrojë nivelin më të lartë të kultivimit të kanabisit, ndërsa metodat e kultivimit të kanabisit kanë ndryshuar dhe janë sofistikuar. Angazhimi ynë mbetet i plotë dhe i pandalshëm për ta çrrënjosur këtë aktivitet të paligjshëm, me bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha institucioneve vendore dhe qendrore, duke synuar ta kthejmë Shkodrën në një model suksesi në luftën kundër narkotikëve”, thekson Angoni.

“Në përfundim kërkova nga të gjithë institucionet përmbushjen e detyrimit ligjor në drejtim të shkëmbimit të informacioneve dhe kontrollit të territorit duke ushtruar kompetencat ligjore, për përmbushjen me sukses të këtij prioriteti kombëtar”, u shpreh Angoni.

Drejtori i Policisë së qarkut të Shkodrës, Fatmir Lleshaj kërkoi një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve dhe drejtorive lokale, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sulmohet me efikasitet kjo veprimtari kriminale, shkruan.

Takimi u zhvillua në kuadër të zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025, Plan – Veprimit Vendor, për sensibilizimin e komunitetit, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Lexo më shumë nga

Nderim për punëtorët

Kina ka mbi 800 milionë veta në moshë pune, grupi më i madh i tillë në botë.

Global 360

Haxhiu shpall 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka shpallur 7 qershorin si.

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nderim për punëtorët

Kina ka mbi 800 milionë veta në moshë pune, grupi më i madh i tillë në botë.