Ndahet nga jeta dervishi i Teqesë në Alipostivan, Begaj: Mbrojtës i harmonisë fetare

Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Përmet në moshën 60-vjeçare.


Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Përmet në moshën 60-vjeçare.

Presidenti i Republikës Barjam Begaj ka reaguar sot për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit.

“Mësova me dhimbje kalimin nga kjo jetë të Baba Hekuran Nikollarit, klerikut që vazhdoi veprën e Baba Aliut, duke shërbyer si frymëzim dhe udhërrëfyes për komunitetin bektashi të qarkut të Gjirokastrës e më gjerë. Falë punës së jashtëzakonshme të Baba Hekuran Nikollarit, Teqeja e Baba Aliut në Alipostivan u ringrit nga rrënojat. Ai e riktheu këtë vend të shenjtë në simbol të vlerave shqiptare, monument të qetësisë, dashurisë dhe ndihmës për të pamundurit,” shprehet presidenti Begaj në njoftimin për mediet.

Presidenti Begaj vlerëson angazhimin dhe përkushtimin e Baba Hekuran Nikollarit, duke e cilësuar atë një mbrojtës të identitetit kombëtar.

“Baba Hekurani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin ndaj besimtarëve, si mbrojtës i identitetit kombëtar dhe përhapjes së harmonisë fetare. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, besimtarëve bektashinj dhe i bashkohem lutjeve për prehjen në paqe të shpirtit të Baba Hekuran Nikollarit,” thuhet në njoftim.

Për ndarjen nga jeta të Baba Hekuran Nikollarit ka pasur një reagim edhe nga bashkia e Përmetit.

“Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta, në mënyrë të papritur, të Baba Hekuran Nikollarit, udhëheqësit shpirtëror të Teqesë së Alipostivanit në Përmet. Një njeri i përkushtuar ndaj besimit, vlerave të kombit dhe gjithë komunitetit, Baba Hekurani ishte njeriu që ringriti nga rrënimi këtë vend të shenjtë, duke e kthyer Teqenë e Alipostivanit në një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe një strehë dashurie për këdo që e vizitonte,” thuhet në reagimin e këtij institucioni.

“Me një zemër të madhe dhe një vizion të qartë, ai punoi pa u lodhur për ta bërë këtë teqe një simbol të besimit, paqes dhe harmonisë fetare,” cilësohet në mesazh.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Një ambasador i ri amerikan për një partneritet në ndryshim?

Eric Wendt dorëzon kredencialet në Tiranë, ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara hyjnë në një fazë të re të partneritetit…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Në 10 vite, shembëm kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 10 vjet pas miratimit të reformës në drejtësi u shemb kulti 100-vjeçar i pandëshkueshmërisë.