Votimi nga jashtë, Manja: Mbulojmë shpenzimet e postës për fletën e votimit

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përsëriti sërish sot ftesën për opozitën që të votojë ndryshimet e rëna dakord mes palëve që parashikojnë mbulimin e kostos së postimit të fletës së votimit për shqiptarët jashtë vendit, si dhe lejimin e votimit të tyre edhe me një dokument biometrik shqiptar, me afat të përfunduar.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përsëriti sërish sot ftesën për opozitën që të votojë ndryshimet e rëna dakord mes palëve që parashikojnë mbulimin e kostos së postimit të fletës së votimit për shqiptarët jashtë vendit, si dhe lejimin e votimit të tyre edhe me një dokument biometrik shqiptar, me afat të përfunduar.

Në fjalën e tij në Kuvend, Manja tha se opozita kushtëzon votën për shpenzimet e postimit të fletëvotimeve të diasporës me lejimin e votimit me dokument identifikimi që nuk i përket shtetit shqiptar.

Sipas tij, mbajtja e dokumentit të vlefshëm të identifikimit është respekt ndaj shtetit.

Manja theksoi se asnjë shtetasi shqiptar nuk i lejohet të votojë jashtë Shqipërisë me mjet identifikimi shqiptar.

“Votoni ndryshimet! Ju nuk e keni dashur votën e diasporës. Keni shkuar dhe ju atje. Do të shkojmë deri më 11 maj,” tha Manja.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se “me Kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Çdo shtetas duhet që të votojë, sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që t’i krijojë kushtet për të votuar. Por, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë”.

Manja, duke iu përgjigjur Nokës, u shpreh se të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime.

“Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime. Për të ushtruar të drejtën e votës Kodi ka përcaktuar se duhet pasaportë biometrike, ose kartë ID e vlefshme. Ju thoni që t’i jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë, me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë? Jo, sepse nuk ia lejon. Po, kemi rënë dakord, kush ka një dokument identifikimi shqiptar që i ka skaduar, përgjigjja jonë ka qenë po, që mund të votojë. Ju e bllokoni, sepse ju s’e keni dashur kurrë votën e diasporës,” tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Këshillin e Atlantikut: Interes i lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Këshillin e Atlantikut: Interes i lartë për profilin ndërkombëtar të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në tryezën e Këshillit të Atlantikut në Uashington, një nga organizatat më të rëndësishme…