Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, forumi i katërt i dialogut me studentë dhe pedagogë

Ekspertët i informuan të pranishmit dhe i ftuan të bëhen pjesë e diskutimeve nëpërmjet platformës së dedikuar komisionit të posaçëm www.masl.al.


Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit për Shqipërinë 2030 në BE”, zhvilloi në Universitetin Europian të Tiranës, forumin e katërt të dialogut me studentë dhe pedagogë për konsultimin e draftit të Dokumentit Analitik me arritjet, gjetjet dhe rekomandimet e dala nga grupet e ekspertëve për tre shtyllat: Mirëqeverisje, Antikorrupsion dhe Sundimi i Ligjit.

Prof. Assoc. Dr. Selami Xhepa, përshëndeti takimin dhe vlerësoi rëndësinë e procesit të konsultimeve me grupet e interesit dhe angazhimin e të rinjve në luftën kundër korrupsionit, si një mundësi për të luftuar kulturën e pandëshkueshmërisë.

Anëtarja e Komisionit të Posaçëm, Etilda Gjonaj, bëri një përmbledhje të punës 7-mujore të Komisionit të Posaçëm, rolin e Kuvendit dhe rëndësinë e momentit për nisjen e një procesi të thellë reformimi që do të kalojë vendi në kuadër të procesit të integrimit në BE, procesin e nisur me forumet e dialogut me qytetarët dhe rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve të shoqërisë, e në mënyrë të veçantë të të rinjve. Znj.Gjonaj ftoi të rinjtë të jenë sa më aktiv në debat dhe ta konsiderojnë si një kontribut në procesin reformues të vendit.

Prezantimi i gjetjeve kryesore të analizës së grupit të ekspertëve për Shtyllën II- Antikorrupsionin u bë nga Prof. Asoc. Dr. Ledjon Shahini, pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe Dr. Sofjana Veliu, pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Prof.Dr. Ledion Shahini u ndal në gjetjet, problematikat e hasura dhe rekomandimet e lëna nga ekspertët në lidhje me: parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit politik dhe në sektorët me risk më të lartë ndaj korrupsionit në qeverisjen qendrore dhe vendore; funksionimi dhe efiçenca e institucioneve që luftojnë korrupsionin, konfliktin e interesit dhe abuzimin me financat publike, si dhe parandalimi i financimeve të paligjshme dhe i pastrimit të parave.

Dr. Sofjana Veliu, u fokusua në gjetjet dhe rekomandimet e lëna nga grupi i ekspertëve në lidhje me ndërtimin e një shoqërie me integritet, duke u fokusuar në analizimin e : mekanizmave ekzistues për nxitjen e rasteve të korrupsionit dhe përfshirjen e shoqërisë civile, të qytetarëve, monitorimin e menaxhimit të financave publike, si dhe kuadrit ekzistues për ndërgjegjësimin e shoqërisë dhe veçanërisht të të rinjve.

Më pas, përmes një bashkëbisedimi me të pranishmit, dy ekspertët dhe znj. Gjonaj iu përgjigjën pyetjeve dhe komenteve të bëra nga studentët dhe pedagogët lidhur me masat e propozuara dhe planin e veprimit për të rritur efektivitetin e zbatimit në praktikë të reformave apo nismave të ndërmarra për të luftuar fenomenin e korrupsionit; rolin e sinjalizuesve dhe nevojën e ndërgjegjësimit të qytetarëve pë të denoncuar raste korruptive; nevojën për futjen në kurrikulat mësimore të informacioneve mbi parandalimin e fenomenit të korrupsionit në mënyrë që të rritet ndërgjegjësimi qytetar; nevojën e përçuarjes së mesazheve sa më të thjeshta për gjetjet e ekspertëve dhe ndërhyrjeve që nevojiten të bëhen në legjislacion; ndryshimin e qasjes për konsultimin publik dhe gjetjen e mekanizmave për të integruar jo vetëm komentet e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit, por dhe të qytetarëve gjatë procesit legjislativ; nevojën për rritjen e transparencës në fusha si Prokurimet Publike, Konçensionet/PPP, etj.

Ekspertët i informuan të pranishmit dhe i ftuan të bëhen pjesë e diskutimeve nëpërmjet platformës së dedikuar komisionit të posaçëm www.masl.al.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…