Regjistër me personat që nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e komunikimeve tregtare

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar për konsultim publik projektligjin “Për krijimin e regjistrit të komunikimeve tregtare të pakërkuara”


Ndërsa rritet gjithnjë e më shumë numri i subjekteve tregtare që shesin produktet, duke ua propozuar blerësve përmes telefonatave apo çdo mënyre tjetër komunikimi, në të njëjtën kohë rritet edhe shqetësimi tek qytetarët lidhur me këtë fakt.

Për të adresuar këtë shqetësim, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar për konsultim publik projektligjin “Për krijimin e regjistrit të komunikimeve tregtare të pakërkuara”, që ka për qëllim krijimin e një databaze, regjistrin e komunikimeve tregtare të pakërkuara, si dhe përcaktimin e rregullave për përdorimin, aksesimin, administrimin dhe përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale.

Projektligji i propozuar, identifikon pikërisht, disa elementë të rëndësishëm që çojnë në zgjidhjen e kësaj problematike, nëpërmjet krijimit të regjistrit të komunikimeve tregtarë të pa kërkuara. Regjistri është një mjet i krijuar me ligj i cili bën të mundur që të ndërveprojë administratori i tij (Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale – sipas projektligjit), me ofruesit e shërbimit të cilët në kuptim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, trajtohen si kontrollues.

Në këtë regjistër, do të identifikohet çdo ofrues shërbimi i cili ushtron aktivitet promocional në veprimtarinë e punës së tij, dhe nga ana tjetër të gjithë personat, të cilët me pëlqimin e tyre, nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e komunikimeve tregtare të pa kërkuara në rastet kur njoftohen për oferta të ndryshme promocionale apo informacione të tjera.

Në këtë kontekst, çdo ofrues shërbimi, përpara se të përdorë të dhënat e marra nga regjistra publik për ushtrimin e aktivitetit promocional, detyrohet të aksesojë regjistrin me qëllim konsultimin e listës së personave të cilët kanë dhënë pëlqimin e tyre për të mos pranuar komunikime tregtare të pa kërkuara.

Në këtë formë, ajo që pritet nga miratimi i këtij projektligji është minimizimi i riskut të keqpërdorimit të të dhënave personale të përdorura nga ofruesit e shërbimit dhe në të njëjtën kohë mundësia e çdo subjekti të të dhënave personale të ushtrojë të drejtën e tij në mbrojtje të privatësisë.

Standardizimi i punës dhe veprimtarisë promocionale të ofruesve të shërbimit në rastet e komunikimeve tregtare të pa kërkuara ndaj individëve, me miratimin e këtij projektligji, do të shënojë tregues pozitiv në përpunimin e ligjshëm të të dhënave personale të tyre.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…