Tarran: Asnjë justifikim për të mos ecur më shumë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore

Në takim morën pjesë kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, kryetarja në Detyrë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor dhe nënkryetarja e bashkisë së Kukësit Eglita Bilali.


Si pjesë e fushatës 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, së bashku me misionin e OSBE-së në Kosovë, organizuan dje një takim midis komunës të Dragashit dhe bashkisë së Kukësit për të nxitur shkëmbimin e informacionit dhe të përvojave për reagimet ndaj dhunës në familje brenda strukturave bashkiake.

Në takim morën pjesë kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, kryetarja në Detyrë e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor dhe nënkryetarja e bashkisë së Kukësit Eglita Bilali.

“Nuk ka asnjë justifikim për të mos ecur më shumë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Ne duhet t’i japim përparësi sigurimit të burimeve dhe përmirësimit të bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve të përkushtuar për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave”, tha ambasadori Tarran.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri është e përkushtuar të ofrojë mbështetje në luftën kundër dhunës me bazë gjinore. Së bashku, ne mund të punojmë drejt krijimit të një mjedisi më të sigurt për të gjithë”, theksoi Tarran.

Lexo më shumë nga

Hoxha i përgjigjet Daçiqit: Kosova është shtet sovran dhe demokratik, realitet i pakthyeshëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar sot ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm të Serbisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha i përgjigjet Daçiqit: Kosova është shtet sovran dhe demokratik, realitet i pakthyeshëm

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar sot ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm të Serbisë,…