Shqipëria anëtarësohet në GSTC, më 6 dhjetor mbahet “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm”

Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm organizohet në Tiranë me mbështetje nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Helvetas.


Shqipëria është vendi më i ri anëtar i Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), angazhim që çon akoma tej vizionin gjithëpërfshirës të Shqipërisë për sektorin e turizmit.

Në vijim të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar më herët Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe GTSC, më datë 6 dhjetor do të organizohet në Tiranë “Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm” me pjesëmarrje nga Këshilli Global i Turizmit të Qëndrueshëm (GSTC), përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit si dhe përfaqësues të sektorit privat të turizmit dhe industrisë nga rajoni.

“Shqipëria ka një qasje unike ndaj turizmit që reflektohet edhe në politikat tona. Jemi nga të paktat vende ku turizmi dhe mjedisi drejtohen nga e njëjta ministri, duke krijuar një sistem të brendshëm kontrolli dhe balancimi. Qëllimi ynë është të zhvillojmë turizmin si sektorin kryesor të ekonomisë sonë, por ne jemi po aq të përkushtuar për ta bërë atë në mënyrë të qëndrueshme, duke u kujdesur për mjedisin tonë natyror. Barometri i Turizmit i OKB-së tregon se Shqipëria kryeson Evropën në rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë. Ndërkohë, ne kemi përcaktuar mbi 21% të territorit tonë si zona të mbrojtura, me parqe kombëtare dhe natyrore që ofrojnë mundësi të mëdha për ekoturizëm si Vjosa, lumi i fundit i egër i Evropës. Kam besim se GSTC do të na ndihmojë edhe më shumë drejt objektivave tona për një turizëm të qëndrueshëm që respekton mjedisin”, u shpreh ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro rreth anëtarësimit të vendit pranë GSTC.

CEO i GSTC, Randy Durband shprehu angazhimin për të bashkëpunuar në promovimin e praktikave të qëndrueshme të turizmit:

“Ne jemi të kënaqur që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë i është bashkuar rrjetit tonë global si anëtar i GSTC dhe jemi të përkushtuar për të promovuar praktikat e qëndrueshme të turizmit. Ne mezi presim të punojmë me ta për të avancuar praktikat e qëndrueshme të turizmit në vendin e tyre.”

Më herët, gjatë muajit tetor, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030 me fokus prezantimin e Shqipërisë si një destinacion turistik i formalizuar dhe i larmishëm. Bazuar në gjashtë shtylla kryesore, duke përfshirë investimet, politikat fiskale dhe rregullatore në turizëm, menaxhimin e destinacionit, zhvillimin e produkteve turistike, marketingun dhe trajnimin e profesionistëve të kualifikuar, strategjia synon të rrisë të ardhurat nga turizmi dhe të reduktojë natyrën sezonale të turizmit duke shtrirë ofertën turistike gjatë gjithë vitit.

Konferenca për Turizmin e Qëndrueshëm organizohet në Tiranë me mbështetje nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i zbatuar nga Helvetas.

Lexo më shumë nga

Rama ndan dëshminë e një pensionisteje: Marrëveshja me Italinë na ndryshoi jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan dëshminë e një pensionisteje: Marrëveshja me Italinë na ndryshoi jetën

Kryeministri Edi Rama ndau sot mesazhin e një qytetareje nga Durrësi, e cila prej 30 vitesh jeton në emigrim dhe…