Sfidat e sigurisë, zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes së vendeve të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5)

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor


Nga data 3 deri më 5 dhjetor do të zhvillohet në Tiranë Ministeriali i Mbrojtjes, në kuadër të Iniciativës SHBA-Karta e Adriatikut (A-5).

Ky aktivitet i rëndësishëm zhvillohet në kuadër edhe të angazhimeve të Shqipërisë në këtë iniciativë.

Në këtë ministerial pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga SHBA, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia. Ndihmëssekretarja amerikane e Mbrojtjes për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në fushën e Sigurisë, Celeste Wallander do të jetë e pranishme në këtë takim.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu së bashku më ndihmëssekretaren amerikane do të mbajnë fjalën e mirëseardhjes në ditën e parë të punimeve të këtij ministeriali.

Përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut (A-5) do të diskutojnë për proceset integruese të vendeve të Ballkanit përmes mekanizmave të kësaj iniciative si dhe të ardhmen e kësaj iniciative. Po ashtu pjesë e paneleve të diskutimeve janë edhe lufta në Ukrainë dhe pasojat në Evropën Juglindore, sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, zgjerimi me anëtarë të rinj të Iniciativës SHBA – Karta e Adriatikut, kontributi i përbashkët në NATO dhe misione të tjera ndërkombëtare, etj.

Vendet pjesëmarrëse do të nënshkruajnë edhe një deklaratë të përbashkët në fund të ministerialit.

Iniciativa SHBA – Karta e Adriatikut është një nismë diplomatike që përfshin vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe ka si qëllim përforcimin e bashkëpunimit dhe integrimin e këtyre vendeve, me mbështetjen edhe të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në strukturat euroatlantike, por ndihmon edhe në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimin ekonomik në këtë rajon.

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Ligji për të Drejtën e Autorit, mbron krijuesit shqiptarë

Sot në Kuvend u miratua Ligji për të Drejtën e Autorit.