Manjani: Rritje me 18% e buxhetit për arsimin profesional, investime për cilësi në mësimdhënie

Nga 2.16 miliardë lekë që ka qenë në vitin 2013, buxheti për arsimin profesional shkon në 4.5 miliardë lekë në vitin 2025.


Arsimi profesional është cilësuar si prioritet i politikave qeverisëse, ndërsa në projektbuxhetin e vitit 2025 parashikohet një rritje me 18% të fondeve, që këtë vit shkojnë në shifrën e 4.5 miliardë lekëve.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani raportoi sot në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, mbi prioritetet e projektbuxhetit 2025 për arsimin profesional.

Duke u ndalur te shifrat e buxhetit 2025, Manjani theksoi se “buxheti për arsimin profesional është rritur me 18% krahasuar me buxhetin e vitit akutal”.

Nga 2.16 miliardë lekë që ka qenë në vitin 2013, buxheti për arsimin profesional shkon në 4.5 miliardë lekë në vitin 2025.

“Nëse e krahasojmë me buxhetin faktik të vitit 2013, buxheti i planifikuar në vitin 2025 është dyfishuar. Kjo rritje përfshin të gjithë zërat buxhetorë, përfshirë investime që shënojnë një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2013. Investimet janë më shumë se trefishuar duke shkuar në 341%. Kjo tregon një angazhim të vazhdueshëm për të përmirësuar dhe zgjeruar arsimin profesional”, tha Manjani.

Rritja e buxhetit, sipas saj, “reflekton përkushtimin e qvereisë për ta mbështetur këtë sektor”.

“Rritja e buxhetit ka përmirësuar ndjeshëm edhe cilësinë e arsimit profesional. Investimet kanë pasur në fokus përmirësimin e infrastrukturës dhe pajisjeve në laboratore.

Manjani theksoi se aktualisht arsimi profesional ofrohet në 29 shkolla publike të arsimit profesional dhe në 10 qendra të formimit profesional.

Trendi i regjistrimeve në arsimin profesional, sipas saj, vijon në rritje. “Nga 13-14 % e totalit të nxënësve që ndiqnin arsimin profesional në vitin 2013, aktualisht kemi rreth 18% të totalit. Konkretisht, në vitin akademik 2023-2024 janë 15 mijë nxënës që ndoqën arsimin profesional”, tha Manjani.

Zv/ministrja theksoi se punësueshmëria e nxënësve të diplomuar rezultoi në 67.6%, një përmirësim i dukshëm ky krahasuar me vitin 2020 ku punësueshmëria ishte 40.2%. “Kjo tregon rritje me 27.4% krahasuar me vitin 2020 dhe 8.1% krahasuar me një vit më parë”, tha Manjani.

Gjatë vitit 2024, sipas Manjanit, “1650 punonjës arsimor të arsimit profesional përftuan një rritje page nga 23% në 53%”. “650 punonjës mësimor të kulturës dhe teorisë profesionale përfituan edhe një shtesë prej 10 mijë lekësh në muaj për natyrën e veçantë të punës”, tha Manjani.

Po ashtu, zv/ministrja theksoi se aktualisht janë bërë edhe investime të konsiderueshme në infrastrukturë, si në aspektin e ndërtesave të reja edhe të laboratorëve profesionale.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Karta Rinore Evropiane sjell një gamë të gjerë përfitimesh për të rinjtë

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti Konferencën e Kartës Rinore Evropiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

Kujtime nga vizita historike e Presidentit George W. Bush në Tiranë

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Karta Rinore Evropiane sjell një gamë të gjerë përfitimesh për të rinjtë

Për herë të parë, Shqipëria mirëpriti Konferencën e Kartës Rinore Evropiane, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues nga më shumë se…