Qendra historike e Elbasanit dhe dy zona arkeologjike shpallen pasuri kulturore

Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme deklarimin pasuri kulturore të “Qendrës historike” të qytetit të Elbasanit


Këshilli i Ministrave vendosi në mbledhjen e sotme deklarimin pasuri kulturore të “Qendrës historike” të qytetit të Elbasanit duke miratuar edhe koordinatat dhe hartën e zonifikimit.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Po ashtu, u miratua edhe plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave.

Vendimi ngarkon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartat e “Qendrës historike” të qytetit të Elbasanit dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Elbasan për zbatimin e këtij vendimi që hyn fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Po në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave në bazë të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, vendosi deklarimin pasuri kulturore të “Zonave arkeologjike “A” dhe “B”” të qytetit të Elbasanit, sipas hartës së zonifikimit dhe koordinatave gjeografike.

Qeveria miratoi edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave dhe ngarkoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e këtij vendimi në hartat kadastrale, në përputhje me ligjin.

Vendimi edhe në këtë rast ngarkon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartat e qendrës historike dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa shfuqizohet vendimi i vitit 2019 “Për miratimin e zonës arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj”.

Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Elbasan për zbatimin e këtij vendimi që hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Global 360

Kosova dhe Italia konfirmojnë partneritetin në fusha me interes të përbashkët

Presidentja Justina Shiroka-Pula priti ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Forumin e Paqes në Paris, takim dypalësh me Macron

Kryeministri Rama po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, me ftesë të presidentit të Francës, Emmanuel Macron.