Pirdeni nga Brukseli: Shteti i së drejtës, kryefjala e detyrimeve tona drejt familjes evropiane

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, zhvilluar në Bruksel.


Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, zhvilluar në Bruksel. Fokusi kryesor i takimit ishte situata e shtetit të së drejtës në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vendet kandidate për anëtarësim në BE.

Në fjalën e mbajtur, ministrja Pirdeni riafirmoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për të çuar përpara punën për forcimin e shtetit të së drejtës.

“Në këtë drejtim konsolidimi i një gjyqësori të reformuar, të mbështetur mbi parimet e integritetit dhe profesionalizmit, si dhe përforcimi i masave ligjore dhe hetimeve administrative në luftën kundër korrupsionit, janë prioritete absolute të qeverisë shqiptare”, theksoi ministrja Pirdeni përpara Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së.

Mes përpjekjeve për të forcuar më tej sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen, ministrja Pirdeni përmendi krijimin e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, i cili ka mision të avancojë reformat në nivel të thellë dhe të sigurojë dialogun e nevojshëm me të gjitha palët e interesuara në kuadër të axhendës integruese në BE.

Diskutimet e mbledhjes së sotme të Këshillit u bazuan mbi Raportin e Komisionit Evropian “Shteti i së Drejtës 2024”, për 27 vende anëtare të Bashkimit Evropian, ku për herë të parë në raport u përfshi Shqipëria së bashku me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama përsërit ftesën për dialog me studentët

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe sot ftesën për dialog me studentët dhe pedagogët që vijojnë protestën në ditën e…