Spiropali në Prishtinë: Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë.


Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp pas takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, Spiropali theksoi se, Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë.

Ajo u shpreh se nga takimi me homologun kosovar, Glauk Konjufca, do të dalin me një sugjerim ndaj qeverive të dyja shteteve shqipfolëse që të ketë konkretizim më të detajuar të partneritetit.

“Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin. Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë”, tha Spiropali.

Ajo vuri në dukje angazhimin për thellimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve.

“Dy parlamentet tona kanë potencialin patriotik dhe politik, detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal”, theksoi Spiropali.

Kryetarja e Kuvendit u pyet për marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve.

“Ngrirja nuk është fjalë që mund të përdoret në një kontekst të tillë, por unë besoj që shumësia dhe bashkimi i këtyre ndërveprimeve vetëm na bën mirë. Dobësia juaj është edhe dobësia jonë, forca juaj është dhe forca jonë dhe anasjelltas. Sa më e fortë e zhvilluar dhe e mbarë të jetë Shqipëria aq më e mbarë, e sigurt dhe e zhvilluar është Kosova. Dhe ne vetëm të tillë e shohim bashkëpunimin me Kosovën që për ne është prioritet kombëtar dhe është i pari, por edhe nevojën për këtë bashkëpunim ta shtrijmë në të gjithë rajonin tonë dhe më tej në BE”, u shpreh Spiropali.

“Ne besojmë që aplikimi i Kosovës për në BE duhet të shqyrtohet me seriozitet për t’i dhënë Kosovës perspektivën e integrimit në BE ashtu siç edhe Kosova meriton të njihet si shtet i pavarur dhe t’i njihet territori dhe ai të mos cenohet”, deklaroi ajo.

Lexo më shumë nga

Ambasadori Bushati merr pjesë në Galanë e Illyrian Society

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, mori pjesë në Galanë e 3-të Vjetore e Illyrian Society.

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Bushati merr pjesë në Galanë e Illyrian Society

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati, mori pjesë në Galanë e 3-të Vjetore e Illyrian Society.