Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë një vizitë tre-ditore në Shqipëri

Ivana Živković, Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 9 deri më 12 Shtator 2024


Ivana Živković, Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura, do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 9 deri më 12 Shtator 2024. Gjatë vizitës së saj, Živković do të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ministra të kabinetit, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim dhe partnerë lokalë të UNDP-së.

Një nga momentet kryesore të vizitës së Živković do të jetë inaugurimi i shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë, së bashku me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri. Shkolla, nga e cila përfitojnë 631 nxënës dhe 38 mësues, është një nga 63 institucionet arsimore të rindërtuara ose të riparuara në kuadër të Programit “EU4Schools”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP në Shqipëri. Programi “EU4Schools”, i udhëhequr nga parimet #NdërtojmëMëMirë dhe #NdërtojmëSëBashku, synon të riparojë/rindërtojë institucionet arsimore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri.

Živković do të vizitojë Qendrën “Fuqizojmë Komunitetin” në Lezhë, pjesë e projektit “Fuqizojmë Komunitetin” i cili financohet nga USAID Shqipëri dhe zbatohet nga UNDP. Projekti përfshin ngritjen e tre qendrave “Fuqizojmë Komunitetin” në Durrës, Kurbin dhe Lezhë. Qendrat ofrojnë shërbime sociale të integruara për grupet në nevojë në këto tre bashki. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama nga Brukseli: Nuk ka shtim kushtesh nga BE, jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama nga Brukseli: Nuk ka shtim kushtesh nga BE, jemi brenda kalendarit të dakordësuar me KE

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit…