Manastirliu në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”: Krijohen 3 qendra burimore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektoi shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, e cila është kthyer tashmë në një qendër burimore, duke hapur një kapitull të ri për këtë institucion.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, inspektoi shkollën speciale “Luigj Gurakuqi”, e cila është kthyer tashmë në një qendër burimore, duke hapur një kapitull të ri për këtë institucion. Ky transformim është pjesë e një plani më të gjerë për përmirësimin e cilësisë së arsimit për fëmijët me aftësi të veçanta dhe për ofrimin e një shërbimi më të integruar dhe gjithëpërfshirës në nivel kombëtar.

Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e këtij transformimi për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve arsimore për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Shkolla speciale ‘Luigj Gurakuqi’ dhe dy institutet, Instituti i fëmijëve që nuk shikojnë dhe Instituti i fëmijëve që nuk dëgjojnë janë duke kaluar në fazën e transformimit për t’i kthyer në qendra burimore. Do të jenë 16 punonjës të rinj të cilët do t’i atashohen kësaj qendre”, vuri në dukje ministrja.

Manastirliu nënvizoi edhe përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar integrimin e fëmijëve me aftësi të veçanta në sistemin arsimor, duke shtuar numrin e mësuesve ndihmës dhe trajnimet për to.

“Ne kemi mbi 4 mijë fëmijë të cilët janë të integruar në shkollat tona. Janë mbi 2 mijë mësues ndihmës për këta fëmijë, por sigurisht fokusi ynë është të rrisim numrin e mësuesve ndihmës, duke ofruar gjithashtu për ta, trajnim dhe edukim në vazhdim”, u shpreh ajo.

Ministrja Manastirliu shpjegoi se qendrat burimore nuk do të jenë thjesht shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta, por institucione që do të koordinojnë një sërë klasash burimore në shkolla, duke mbështetur planet individuale të edukimit.

“Qendrat Burimore do të koordinojnë në rang vendi hapjen e klasave burimore dhe do të ndjekin në mënyrë shumë të kujdesshme të gjithë planet individuale të edukimit të fëmijëve”, tha Manastirliu.

Shkolla “Luigj Gurakuqi” ka kaluar nëpër një proces të thellë përmirësimi infrastrukturor, që përfshin 16 mjedise mësimore, kabinete specializuese, palestra, terrene sportive, dhe një staf të zgjeruar me 16 punonjës të rinj.

Ministrja theksoi rëndësinë e këtij përmirësimi për të garantuar standardet më të larta për mësimdhënien dhe kujdesin ndaj nxënësve.

Kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor janë mjaft të mira, jo vetëm për të pritur 82 nxënësit e regjistruar këtë vit, por edhe për të shtuar numrin e fëmijëve që mund të trajtohen.

Lexo më shumë nga

Jaupaj: Reformim i shërbimit hidrometeorologjik për krijimin e një sistemi modern

Shqipëria ka nisur procesin për reformimin e shërbimit hidrometeorologjik, me synim modernizimin e sektorit dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj: Reformim i shërbimit hidrometeorologjik për krijimin e një sistemi modern

Shqipëria ka nisur procesin për reformimin e shërbimit hidrometeorologjik, me synim modernizimin e sektorit dhe forcimin e kapaciteteve për përballimin…