Mete: Mbyllen dy koncesione të Ministrisë së Financave, markimi i karburanteve nga gushti bëhet pa tarifë

Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.


Ministri i Financave Ervin Mete në fjalën e mbajtur në seancën plenare të Kuvendit deklaroi se dy koncesione ku Ministria e Financave është autoritet kontraktor po shkojnë drejt mbylljes.

Mete iu përgjigj sot në Kuvend interpelancës së kërkuar nga deputeti Agron Shehaj mbi koncesionet dhe procedurat e ndjekura nga ministria e Financave. Shehaj u ndal veçanërisht te koncensioni i inceneratorit të Tiranës ndërsa kërkoi sqarime se sa ton mbetje janë depozituar, pasi sipas tij, “janë paguar pothuajse 10 milionë euro”.

Nga ana e tij, ministri Mete sqaroi se specifikisht për dy koncensione ku autoritet kontraktues është Ministria e Financave, koncesioni për pullat fiskale dhe koncesioni i markimit të karburanteve, po ndiqen procedurat për mbylljen e tyre.

“Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit”, njoftoi për herë të parë Ministri.

Gjithashtu, sa i përket koncesionit tjetër, atij të pullave fiskale, Ministri i Financave vuri në dukje se për miratim në seancën e fundit plenare, atë të ditës së nesërme janë ndryshimet ligjore për të hequr koncesionarin nga dispozitat e ligjit të akcizave, si dhe për të hequr prerogativat e koncensionarit nga ky ligj.

“Ky shërbim nga 1 Janari 2025 kalon në menaxhim shtetëror. Synimi ynë është që në momentin që ky shërbim kalon në menaxhim shtetëror të ofrohen tarifa më të ulëta se ato që aplikohen nga koncesionari, çka besojmë do të jetë lehtësi për komunitetin e biznesit”, deklaroi ministri Mete.

Sipas tij, “në dhjetor të vitit të kaluar pranë Ministrisë së Financave, me urdhër të Ministrit, është ngritur një grup i gjerë pune, përfshirë edhe Avokaturën e Shtetit, për të menaxhuar procesin e daljes për këtë kontratë koncesionare dhe tani po ndiqen të gjitha procedurat, në mënyrë që duke nisur nga 1 janar 2025, prodhimi dhe shpërndarja e pullave fiskale të bëhet nga një person juridik publik, i autorizuar nga Këshilli i Ministrave, që do të jetë Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Karakaçi: Trafiku ajror rreth 18.3% më i madh se vitin e kaluar, mbi 13.5 milionë pasagjerë në Rinas

Trafiku ajror në Shqipëri pritet të shënojë një rritje prej 18.3% gjatë vitit 2026, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës parashikohet…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Karakaçi: Trafiku ajror rreth 18.3% më i madh se vitin e kaluar, mbi 13.5 milionë pasagjerë në Rinas

Trafiku ajror në Shqipëri pritet të shënojë një rritje prej 18.3% gjatë vitit 2026, ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës parashikohet…