Luiza Gega: Bashkia e Tiranës, një derë e hapur për sportistët

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e Lojërave Olimpike Paris 2024, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti 6 nga sportistët e skuadrës Olimpike të Shqipërisë, të cilët janë pjesë e Sport Klub Tiranës.


Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e Lojërave Olimpike Paris 2024, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti 6 nga sportistët e skuadrës Olimpike të Shqipërisë, të cilët janë pjesë e Sport Klub Tiranës. Veliaj u shpreh se investimet në disiplinat sportive po sjellin edhe rezultatet e mira.

“Gjashtë sportistëve të Tiranës u uroj vetëm sukses dhe sigurisht, edhe medalje. Jam shumë shpresëplotë për të gjithë investimin që bashkia e Tiranës ka bërë për forcimin e klubit dhe fakti se 75% e skuadrës olimpike vjen nga Sport Klub Tirana e tregon këtë. Është një investim jo vetëm në emra të përveçëm, por në të gjithë kulturën e marrjes me sport. Më bëhet vërtet zemra mal kur shikoj se e kemi masivizuar sportin pasi Tirana mbajti edhe titullin Kryeqyteti Europian i Sportit”, tha Veliaj.

Kampionia jonë në atletikë, Luiza Gega, u shpreh se me drejtimin e bashkisë së Tiranës nga Veliaj, investimet në sport janë rritur.

“Lojërat Olimpike janë ëndërr për çdo sportist. Jam e sigurt se i gjithë ekipi do të japë maksimumin. Sigurisht, ne presim gjithmonë e më mirë, por gara është garë. Që kur Erioni ka ardhur në bashkinë e Tiranës, gjërat kanë ndryshuar shumë për sa i përket mbështetjes dhe kjo është arsyeja për rezultatet e mira, të paktën për mua. Unë e falenderoj pa masë dhe jam e sigurt që, ashtu siç janë shtuar fëmijët që merren me atletikë, ashtu do të shtohet edhe niveli i lartë në këtë sport, duke qenë se infrastruktura nuk i mungon Tiranës”, tha Gega.

Veliaj nënvizoi se sukseset e sportistëve tanë dhe përmirësimi i infrastrukturës kanë sjellë edhe një masivizim të sportit, duke afruar më shumë të rinj dhe të reja. Kreu i Bashkisë u shpreh se tashmë, jo vetëm sportistët tanë nuk po largohen nga ekipi kombëtar, por edhe shumë talente me kombësi tjetër, duan të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi.

“Më kujtohen vitet 90-të, kur shumë sportistë shqiptarë garonin për një flamur tjetër, ndërkohë sot për arsye nga më të ndryshmet, sportistë të huaj zgjedhin flamurin tonë. Ky është një ndryshim për mirë, shton kompeticionet dhe garat brenda nesh, me eksperienca që vijnë nga vende të ndryshme dhe sigurisht që, edhe ekipi ynë olimpik do të jetë kozmopolitan, pra me prejardhje të ndryshme, ashtu siç është në fakt Tirana jonë, kozmopolitane”, tha ai.

Veliaj shtoi se janë marrë të gjitha masat që ekipi ynë olimpik të ketë kushte dinjitoze edhe në Paris. “Jam i bindur se ne do të bëjmë maksimumin për një përfaqësim dinjitoz të një vendi të vogël, por që në ato pak disiplina ku përfaqësohemi kemi çuar vërtetë më të mirët”, deklaroi ai.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Muzeu Arbëresh në Vuno, projekt për ruajtjen e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar.

Global 360

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Muzeu Arbëresh në Vuno, projekt për ruajtjen e kujtesës historike dhe trashëgimisë kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe identitetin kombëtar.