Procesi screening, Dhuka: Përafrim i thellë i kuadrit ligjor dhe sistemit ekonomik me BE-në

Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka theksoi sot se Shqipëria e ka të qartë rrugëtimin dhe masat që do të ndërmarrë për plotësimin e kritereve për anëtarësim deri në vitin 2030.


Ministrja e Shtetit dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka theksoi sot se Shqipëria e ka të qartë rrugëtimin dhe masat që do të ndërmarrë për plotësimin e kritereve për anëtarësim deri në vitin 2030.

Dhuka e pranishme sot në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Europiane foli për ecurinë e masave të marra në kuadër të procesit screening, duke theksuar se “Shqipëria e përfundoi me sukses procesin screening dhe pati vlerësime pozitive nga Bashkimi Europian si Komisioni Europian dhe vendet anëtare”.

“Ishte një proces i gjerë, gjithëpërfshirës dhe shumë intensiv. Rreth 1800 zyrtarë publikë nga 157 institucione publike morën pjesë në procesin screening. Nga 157 institucionet publike të përfshira 32 janë institucione të pavarura, pjesa më e madhe të cilave rreth 27 prej tyre me detyrimin ligjor për të raportuar drejtpërdrejt në Kuvendin e Shqipërisë. Një punë e madhe përgatitore u zhvillua i nga ekipi i negociatave, u përgatitën 777 prezantime për çështje të ndryshme të lidhura me kriteret për anëtarësim në Bashkimin Evropian të cilat u paraqitën në takimet e përbashkëta me Komisionin Europian. Për t’i përgatitur këto janë realizuar rreth 350 takime koordinuese të ekipit kombëtar të negociatave dhe 126 seanca trajnimi përgatitore”, nënvizoi Dhuka.

Në përfundim të procesit screening, vijoi Dhuka, Shqipëria duhet të paraqiste kushtet për çeljen e negociatave për grupin e parë prej 8 kapitujsh i njohur si grupimi “Themeloret”.

“Përafrimi me Bashkimin Evropian kërkon një përafrim të thellë të kuadrit ligjor politik administrativ dhe sistemit ekonomik e shoqëror të vendit. Në thelb të këtij përafrimi është konsolidimi i shtetit të së drejtës, reformimi i administratës publike për të qenë një administratë e vendit anëtar të BE-së dhe mirëfunksionimi i institucioneve demokratike me në zemër Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Këto çështje përbëjnë edhe kushtet për çeljen e negociatave për grupimin e parë të kapitujve “Themeloret””, nënvizoi Dhuka.

Dhuka u shpre se “Shqipëria që në dhjetor të 2023 ka përmbushur të gjitha kushtet teknike të BE-së për çeljen e negociatave për grupimin e parë të kapitujve “Themeloret”. Gjatë gjithë procesit screening kemi punuar paralelisht, shumë intensivisht edhe për kushtet për çeljen e negociatave të cilat janë dy; udhërrëfyesi për shtetin e së drejtës, për funksionimin e institucioneve demokratike dhe udhërrëfyesi për reformën në administratën publike”.

“Shqipëria i përgatiti dy udhërrëfyesit dhe i ka dorëzuar në BE në 13 dhjetor 2023 duke plotësuar kushtet për çeljen e negociatave. Këto udhërrëfyes përmbajnë masat me natyrë legjislative, reformuese, institucionale që do të marrë Shqipëri në periudhën 2024-2-30 pë për të plotësuar kriteret për anëtarësim në BE”, shtoi Dhuka.

Lidhur me planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor Dhuka tha se “plani i rritjes është miratuar nga Bashkimi Europian në 7 maj të këtij viti dhe tani jemi në fillimin e procedurave formale të bashkëpunimit me Bashkimin Europian përmes Komisionit Europian, për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria. Ne punojmë dhe progresojmë me një destinacion të qartë”

Sa i përket rekomandimeve dhe masave, Dhuka tha se “raporti i progresit të BE-së për vitin 2023 përmban 761 rekomandime për Shqipërinë, nga të cilat 390 rekomandime ose mbi 51% i përkasin grupimit të parë të kapitujve “Themeloret” , ndërsa pjesa tjetër i përkasin temave të tjera”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Dita e Ashures, Ambasadori turk viziton Gjyshatën Bektashiane Elbasan

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri ,B. Ceyhun Erciyes, me rastin e muajit Muharrem dhe Ditës së Ashures, zhvilloi një vizitë…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dita e Ashures, Ambasadori turk viziton Gjyshatën Bektashiane Elbasan

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri ,B. Ceyhun Erciyes, me rastin e muajit Muharrem dhe Ditës së Ashures, zhvilloi një vizitë…