Manja: Koha për një Kod të ri Penal

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se Kodi i ri Penal është i nevojshëm, por duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se Kodi i ri Penal është i nevojshëm, por duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik.

Në një prononcim për medie, Manja u shpreh se drafti që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë reflekton 61 direktiva të BE-së.

“Që duhet një Kod i ri Penal, këtë nuk e them unë. Ne jemi në procesin e negociatave të integrimit në BE dhe është kërkesë e Brukselit që Shqipëria duhet të ketë një Kod të ri Penal që t’i përgjigjet dinamikave të zhvillimit të shoqërisë dhe teknologjisë. Aktualisht kemi një Kod Penal të miratuar në vitin 1995, ndërsa Kushtetuta u miratua në vitin 1998″, shtoi ai.

Manja theksoi se në Kodin Penal aktual, për shkak të zhvillimit ekonomik dhe të teknologjisë është ndërhyrë 33 herë.

“E kemi bërë Kodin Penal arna-arna, ndaj Brukseli, por edhe koha kërkon që të kemi një Kod të ri Penal. Ka një draft, një produkt të një grupi pune që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, por që do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Miratimi i Kodit Penal kërkon shumicë të cilësuar dhe unë personalisht dua që ky Kod, ky draft, të marrë të gjithë kohën e duhur për t’iu nënshtruar një konsultimi të gjerë publik, sepse do të jetë një Kod Penal që do t’i rezistojë kohës për 20-30 vitet në vijim me të cilin do të përafrohemi me BE-në. Reflektohen në atë draftpune 61 direktiva të BE-së në fushën penale. Në momentin dhe kohën e duhur do ta hedhim në konsultim”, tha Manja. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…