Muzeu Ikonografik “Onufri”, mbi 76 mijë vizitorë vitin e kaluar

Para 38 vjetësh, më 27 shkurt të vitit 1986 u hap për publikun Muzeu i Ikonografisë “Onufri”.


Para 38 vjetësh, më 27 shkurt të vitit 1986 u hap për publikun Muzeu i Ikonografisë “Onufri”.

Në vitin 1986 me nismën e shumë personaliteteve e specialistëve të kulturës, thesari i madh i ikonave dhe objekteve liturgjike që rrinin të arkivuara prej vitesh, pas ndalimit të ushtrimit të besimit, u ekspozuan për publikun në këndvështrimin artistik e historik.

Drejtori i Qendrës Muzeore, Miklor Pasku, tha për ATSH-në se, sot ky muze, i cili gëzon statusin Muze Kombëtar, është një nga muzetë më të vizituara në Shqipëri dhe për vitin 2023 ka arritur shifrën rekord të 76 mijë vizitorëve.

Pasku shpjegoi se “Onufri” po ashtu vazhdon të ofrojë edhe programe edukimi për nxënës e studentë nga gjithë Shqipëria. Gjithashtu ai theksoi dhe faktin se prej disa vitesh në muze është funksional Laboratori i Restaurimit që tashmë restauron e konservon kryeveprat artistike që datojnë nga shek XIV – XX.

I vendosur në ambientet e Katedrales “Fjetja e Hyjëlindëses” e shekullit të 18-të, ky muze është një nga emblemat e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe krenaria e pasurive historike e fetare të Beratit.

Koleksioni i muzeut përbëhet nga 200 objekte të përzgjedhura nga fondet e kishave dhe manastireve të rrethit të Beratit. Ai përbëhet kryesisht nga ikona dhe një grup objektesh liturgjike. Veprat e këtij muzeu datojnë nga më të vjetrat të shekullit XIV deri në fillim të shekullit XX. Ikonat janë realizuar nga piktorët ikonografë si: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpataraku, Adam Kristo si dhe piktorët me mbiemer Çetiri (Gjergji, Joani, Nikolla, Naumi, Gjergji i riu dhe Ndini), si dhe nga shumë piktorë të tjerë anonimë. Kurse objektet liturgjike, kryesisht, mbajnë firmën e argjendarëve shqiptarë ndër shekuj.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, njëherësh kryesues…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me kryeministrin e Rumanisë: Mbështetje për anëtarësimin në BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u prit ditën e sotme në Bukuresht nga kryeministri i Rumanisë,…