“Mes frikës dhe frymëzimit”, Maks Velo në studion time!

“Maksi qeshi, duke më thënë: Po të rrëfej diçka që s’ia kam thënë askujt më parë…”


Nga Meri File

Një mëngjes, Maksi telefonoi për të më pyetur nëse mund të vinte në studion time për të parë nga afër veprat e mia të fundit, si dhe interesin që kishte për modelet që pozonin.

Kishte dëshirë të bënte një ekspozitë vetëm me nudo dhe gjithnjë më shprehte nevojën për t’u shkëputur nga modelet me fotografi.


Në studion e artistes Meri File, Maks Velo (foto Rigel Rizaj)

Pasi i tregova një cikël me modele reale, të cilat i ruaj nga vitet 2015 pa i ekspozuar ndonjëherë, ndërkohë që ia tregoja, më pyet:

– Ku ke mësuar të vizatosh me këtë linjë?

I them, – Gjatë kohë që shihja televizor, merrja një dosje me fletë në A4 dhe praktikoja dorën me orar filmik, vetëm me linja. Sigurisht që lodhesha, por m’u bë shprehí aq sa edhe në shtrat mbaja një dosje vizatimi dhe para se të flija, poshtë jastëkut rrinte një laps dhe fletë. Presioni dhe pesha e kokës ishte një sfidë për të mbajtur linjën në imagjinatë dhe për lapsin që të mos thyej, pra trysni midis reales dhe ireales.


“ Spaç”, vepra e autores Meri File dedikuar Maks Velos. 

Maksi qeshi, duke më thënë: Po të rrëfej diçka që s’ia kam thënë askujt më parë.

Qeshi duke shfaqur njëkohësisht trishtim: sepse mori frymë thellë dhe lirisht:

Kishin kaluar muaj dhe e kisha humbur sensin e kohës por kisha mall për gjithçka dhe ndieja mungesën e të vizatuar zhdërvjellët. Në anën e majtë të pantallonave kisha një të grisur (në kofshë) që sa vinte e bëhej më e madhe. Një mëngjes kisha gjetur një thupër të vogël të tharë (sa një falangë) dhe ky ishte lapsi im imagjinar. Dhe sa herë më vinte për të vizatuar, e fusja mes kësaj të çare dhe atë që kisha në mendje e vizatoja në lëkurë. Imagjinoja figura njerëzish me ngjyra të forta. Gjatë kohës që e humbja mendjen në kompozim më shihnin çuditshëm dhe mendonin “Po ky pse po kruhet kaq shumë?!”.

Maksi qesh dhe vazhdon: Një polic verior, gjatosh me vetulla si të Brezhnjevit, vjen me vrap me nerva dhe më thotë “Ça ke në dorë?”.

E lëshoj thuprën brenda pantallonave, për të humbur dhe i them “Po kruhem se mos kam zgjebe ose morra!”

Më largohet direkt dhe brenda meje isha kaq i lumtur por edhe kisha frikë sepse s’më lanë as fletore në burg, jo më laps. Ehhh!”

Lexo më shumë nga

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa fiskale, Rama: Publikohet nesër, “sallata e urrejtjes dhe padijes” me dokumente gjysmake

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me diskutimet për paketën e re fiskale për vitin 2027, duke paralajmëruar miratimin e…