Përfshirje e shoqërisë civile në zbatimin e projekteve të Planit Ekonomik dhe Investimeve

Gjendja aktuale të përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në projektet kryesore të Planit Ekonomik dhe të Investimeve (PEI) ishte në fokus të takimit që zhvilloi Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) në partneritet me Sekretariatin e Përhershëm të Komunitetit të Transportit (TCT)


Gjendja aktuale të përfshirjes së organizatave të shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në projektet kryesore të Planit Ekonomik dhe të Investimeve (PEI) ishte në fokus të takimit që zhvilloi Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) në partneritet me Sekretariatin e Përhershëm të Komunitetit të Transportit (TCT).

“Për herë të parë, ne kemi një pasqyrë të plotë të institucioneve kombëtare, rajonale dhe ato të bazuara në BE, të përfshira në menaxhimin e ciklit të projekteve të infrastrukturës. Kjo pasqyrë bazohet tek të dhënat e studimit rajonal “Aktorët institucionalë, mekanizmat dhe angazhimi i OShC-ve në PEI”, tha drejtori i Kërkimeve në CDI, Ardian Hackaj.

“Kjo matricë bashkon të gjitha hapat e projektit, që nga identifikimi i tij e deri tek auditi, së bashku me institucionet përgjegjëse. Kjo na lejon të identifikojmë pikat se ku mund të hyjnë/përfshihen organizatat e shoqërisë civile dhe palët e tjera të interesuara, në momentin e duhur dhe përmes mekanizmit të duhur”, shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Parlamentin e Shqipërisë, Eduard Shalsi u përqendrua në rolin që shoqëria civile duhet të ketë veçanërisht në lidhje me shqyrtimin postlegjislativ.

“Ne duhet të strukturojmë konsultimin me OSHC-të para miratimit të ligjeve dhe të ndërtojmë një instrument për shqyrtimin postlegjislativ si praktikë për mbikëqyrjen e zbatimit dhe vlerësimit të ndikimit të ligjeve. Kjo është me rëndësi parësore për mirëfunksionimin e komisioneve parlamentare dhe të parlamentit në përgjithësi”, deklaroi ai.

Duke vlerësuar përpjekjet e ndërsjella të bëra nga aktorë të ndryshëm në nivel kombëtar, zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj deklaroi se, “ne duhet të përmirësojmë mënyrën se si komunikojmë në mënyrë që informacioni i disponueshëm nëpërmjet faqeve të ndryshme të qeverisë të gjejë rrugën e tij tek aktorët socialë të interesuar. Por mbi të gjitha, ne duhet të ndërtojmë dhe ruajmë besim”.

Sekretariatit i TCT-së riafirmoi angazhimin për të përmirësuar zbatimin e projekteve kryesore të transportit në kuadër të Planit Ekonomik dhe të Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në emër të drejtorit të Sekretariatit të TCT-së, Matej Zakonjšek, Martina Hakl, nënvizoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes në zbatimin e projekteve. “Projekti ‘Connected WE Can’ nxit dialogun dhe siguron një zbatim më gjithëpërfshirës dhe më me ndikim të Planit Ekonomik dhe të Investimeve për tranzicion të qëndrueshëm dhe të gjelbër në sektorin e transportit. Komuniteti i Transportit do të vazhdojë të angazhohet aktivisht me shoqërinë civile në fushën e transportit, duke vlerësuar njohuritë dhe kontributet e tyre”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama kujton lëvizjet studentore: U rebelova për liri, jo për imponim

Kryeministri Edi Rama rikujtoi sot përvojën e tij gjatë lëvizjeve studentore dhe angazhimin në proceset e dialogut politik, duke u…