Balla: Trupë e re administratorësh në disa nivele për të përmirësuar shërbimet ndaj publikut

Ministri i Brendshëm: PS gjatë këtyre 30 viteve ka qenë vetëm një fuqi ndryshimi për Shqipërinë.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtues politik i PS për qarkun e Fierit u shpreh sot në një prononcim për mediet pas takimit me Këshillin Koordinativ të këtij qarku se PS gjatë këtyre 30 viteve nuk ka qenë vetëm një fuqi ndryshimi për Shqipërinë, por edhe një fuqi ndryshimi brenda vetes, për t’i krijuar mundësinë çdo të riu e të reje, për t’u bërë pjesë e kësaj fuqie ndryshimi për gjithë vendin.

“Në fillim të qershorit të këtij viti, me Kongresin e ri zgjedhor të Partisë Socialiste, nga i cili do të dalë Asambleja e re Kombëtare. Kështu që ky takim sot në Fier, me këshillin koordinativ të qarkut, lidhet pikërisht me fillimin e këtij procesi, për një proces hapjeje të Partisë Socialiste, për organizimin e një sërë forumesh qytetare për të diskutuar me komunitetet problematikat që shqetësojnë komunitetet, për se si mund të përmirësojmë punën qeverisjen tonë, në të gjitha nivelet, dhe për t’i krijuar PS më shumë mundësi komunikimi por edhe më shumë hapje ndaj kontributeve të reja”, u shpreh Balla.

“Na duhet një qasje tërësisht e re për të ndryshuar përfaqësimin tonë në nivelet e qeverisjes, sepse unë mendoj gjithmonë që kushdo që vjen me energji të reja është një mundësi e madhe për t’u shfrytëzuar për të përmirësuar punën. Në fund të fundit, ajo që për mua ka shumë rëndësi është përmirësimi i shërbimeve ndaj njerëzve, përmirësimi i komunikimit ndaj njerëzve”, vijoi drejtuesi politik i qarkut të Fierit i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Duke iu përgjigjur interesimit të medias, Balla pohoi se ka nevojë që në Fier, por jo vetëm në Fier, kudo, “t’u japim mundësi administratorëeve të rinj, ekspertëve të fushave të caktuara që të shpalosin ide të reja për miradministrimin e disa prej institucioneve apo njësive të caktuara të shërbimeve në mënyrë që të përmirësojmë punën dhe shërbimet”.

“Jo pa qëllim, gjithmonë, PS kryen edhe këshillime kombëtare, edhe konsultime publike edhe në nivel vendor dhe na rezulton që na duhet një trupë e re administratorësh në disa nivele për të përmirësuar shërbimet ndaj publikut”, tha ai.

“Kështu që brenda asaj që lejon ligji, natyrshëm që duhet të ketë një qasje të re dhe ekipe të reja administratorësh në njësitë e shërbimeve publike”, përfundoi Balla.

Lexo më shumë nga

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj me kreun e Komitetit të Miqësisë shqiptaro-japoneze: Bashkëpunim në biznes e turizëm

Më herët, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u prit dhe nga kryetarja e Bashkisë së Tokios, Yuriko Koike.