“Formacioni i vitit 2023” në “Abissnet Superiore”

Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar


Përveç çmimeve individuale, në Mbrëmjen Gala të organizuar nga FSHF sonte në ambientet e TKOB është shpallur edhe formacioni më i mirë i vitit 2023, i përbërë nga 11 lojtarë të cilët kanë qenë vendimtarë me klubet e tyre në “Abissnet Superiore”.

Për të shpallur emrat e fituesve janë ftuar në skenë ish-futbollistët e Kombëtares shqiptare, Afrim Tole dhe Armend Dallku, të cilët kanë lexuar emrat e fituesve të përcaktuar sipas votimit të bërë nga gazetarët e emisioneve sportive në televizionet shqiptare.

Përbërja e formacionit të vitit është kjo: Alen Sherri (portier), Andi Hadroj (mbrojtës), Renato Malota (mbrojtës), Filip Najdovski (mbrojtës), Florjan Përgjoni (mbrojtës), Arinaldo Rrapaj (mesfushor), Albano Aleksi (mesfushor), Fernando Medeiros (mesfushor), Tedi Cara (sulmues), Raphael Dwamena (sulmues), Florent Hasani (sulmues).

Që të gjithë kanë qenë futbollistë vendimtarë me klubet e tyre sezonin e shkuar, duke qenë protagonistët kryesorë të kampionatit. Afrim Tole dhe Armend Dallku kanë ftuar lojtarët e formacionit më të mirë për t’u ngjitur në skenë e për të tërhequr çmimet, ndërkohë që nuk kanë munguar falënderimet e rastit edhe një foto e të gjithë ekipit së bashku.

“Sweet sixteen” — 16-vjeçarja e ëmbël Violeta Beshiri!

Vajzë e hijshme, e bukur si zanë dhe me një zë potent. Violeta është pranvera e këngës durrsake.

Global 360

Baku Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026

Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit, është emëruar Kryeqyteti Botëror i Sportit për vitin 2026 nga Federata Evropiane e Kryeqyteteve dhe Qyteteve…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Sweet sixteen” — 16-vjeçarja e ëmbël Violeta Beshiri!

Vajzë e hijshme, e bukur si zanë dhe me një zë potent. Violeta është pranvera e këngës durrsake.