Lefter Çeko: Galeria e Sarandës, një muze i kronologjisë së artit

Veprat e rreth 60 autorëve përcjellin frymën e kohës kur janë krijuar


61 vepra në pikturë dhe skulpturë me natyrë kronologjike historike i kanë dhënë natyrën e një muzeu arti së fundi galerisë së artit në Sarandë.

Veprat me natyrë peizazhin, portretin, karakteret njerëzore por edhe aspekte të përdorimit të artit si mjet i propagandës gjatë diktaturës prezantojnë një qasje interesante dhe pak të njohur për vizitorët e huaj por edhe për nxënësit e studentët.

Veprat e rreth 60 autorëve përcjellin frymën e kohës kur janë krijuar, hapësirën e lirisë dhe kufizimeve për artistët, dinamikën e ngjarjeve që rrethonin jetën e përditshme dhe diferencat në stilin e të shprehurit përmes penelit dhe daltës. Ekspozita historike e galerisë rikthehet çdo vit në fund të sezonit dhe është mes koleksioneve më të mira të artit në vend sipas kreut të galerisë piktorit Lefter Çeko.

“Si çdo vit galeria funksionon edhe si muze me veprat e veta. Ne menduam që të kemi një ekspozitë retrospektive që nga veprat e para e më të vjetra e deri tek veprat e autorëve modernë nga shumë vende të botës përgjatë kolonive të fundit. Ekspozitat gjithnjë kanë një qëllim informimi nëpërmjet mjeteve të artit, të gjitha janë një formë e historisë së shkruar por me penel dhe daltë. Para viteve ‘90 arti ka qenë në funksion të propagandës, të qëllimeve që kishte partia në pushtet pra kemi periudhën kur gjithçka do të duhej të ishte e bukur dhe me dritë dhe nuk do duhej të dukej vuajtja. Me këtë fond kemi mundësi ti japim prezantime dinjitoze vizitorëve të kualifikuar dhe amatorë nga e gjithë bota por edhe vizitorëve vendas”, tha Lefter Çeko.

Këtë vit galeria bashkiake e artit në Sarandë ka sjellë rreth 12 ngjarje të rëndësishme artistike dhe pritet të mbyllet me një ekspozitë të galerisë kombëtare që do të qëndrojë e hapur deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Gjatë 11 viteve që prej çeljes së galerisë në Sarandë janë organizuar mbi 60 ekspozita me rreth 5500 vepra të ekspozuara ndërsa fondi i galerisë po shkon në 300 vepra. Arti po kthehet në një prej aseteve më të çmuara të ofertës turistike të Sarandës përgjatë dekadës së fundit.

Top Channel

Gonzato: Shqipëria të përshpejtojë reformat për mbylljen e negociatave deri në 2027-ën

Delegacioni i Bashkimit Evropian mirëpriti një diskutim produktiv dhe të hapur mes ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe ministrit…

Global 360

Bordi i Paqes i kërkon KS të ushtrojë presion për çarmatim të Hamasit

Bordi i Paqes, i krijuar për të mbikëqyrur armëpushimin në Gaza, do t’i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonzato: Shqipëria të përshpejtojë reformat për mbylljen e negociatave deri në 2027-ën

Delegacioni i Bashkimit Evropian mirëpriti një diskutim produktiv dhe të hapur mes ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së dhe ministrit…