“Doctor Honoris Causa”, Universiteti i Arteve titull nderi për MOGOL

Italiani Giulio Rapetti MOGOL ka shkruar më shumë se 1500 tekste këngësh.


Në ambientet e Universitetit të Arteve u zhvillua ceremonia e dorëzimit të titullit “Doctor Honoris Causa”, tekst shkruesit, shkrimtarit dhe producentit diskografik të mirënjohur Italian Giulio Rapetti ose siç njihet nga të gjithë, MOGOL, pas akordimit të këtij titulli nga Senati Akademik i UART me Vendimin Nr. 35 Dt. 20.09.2023.

Ky titull iu dha me motivacionin: “Për ndihmesën unike për poezinë dhe këngën italiane ndër vite, të cilat përmes vargjeve, ritmeve dhe melodive, së bashku me protagonizmin e zërave të përjetshëm të saj, si misionare të së bukurës dhe të lirisë, depërtuan ngado, por në mënyrë të veçantë, me gjithë pengesat e kohës, arritën të lënë gjurmë të pashlyeshme në ndjeshmërinë, komunikueshmërinë dhe evropianizimin e të rinjve shqiptarë që nuk mplaken”.

Giulio Rapetti MOGOL njihet më së shumti për bashkëpunimet e tij me Lucio Battisti, Gianni Bella, Adriano Celentano dhe Mango. Fama e tij është e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin e Lucio Battisti-t, për të cilin shkroi këngë të famshme të konsideruara ndër më të vlerësuarat e klasikeve të muzikës italiane. Padyshim një nga autorët e teksteve më të rëndësishëm në histori, Mogol ka shkruar më shumë se 1500 këngë.

Ceremonia u hap nga Rektori i Universitetit, Prof. Kastriot Çaushi, i cili i njohi gjithë të pranishmit me Vendimin e Senatit Akademik dhe foli mbi punën, veprat dhe figurën e Mogoli-it. Aktiviteti pasoi me disa pjesë muzikore të tij, luajtur nga Pedagogu Andi Kongo, pjesë e stafit akademik të UART.

Në ceremoni nderuan me praninë e tyre përfaqësues të Ambasadës Italiane së bashku me Zv. Ambasadorin Italian, anëtarët e Senatit Akademik të UART, Dekanët dhe stafi akademik i UART si edhe artistë e pjesëmarrës të tjerë të fushës së artit.

Më tej, Rektori i UART, Prof. Kastriot Çaushi, i dorëzoi të mirënjohurit Diplomën “Doctor Honoris Causa” si edhe i dhuroi një punë me portretin e Leonardo da Vinçit, realizuar me mjeshtëri nga Prof. As. Dr. Ardian Isufi, pedagog pranë Fakultetit të Arteve të Bukura.

Fjala e fundit ishte ajo e Dekanit të Fakultetit të Muzikës, Prof. Dr. Isak Shehu, i cili mes emocioneve falënderoi propozuesit e këtij titulli, anëtarët e Senatit Akademik për vendimin e akorduar dhe të pranishmit për pjesëmarrjen.

Nënshkruhet Deklarata e Përbashkët për Korridorin VIII, në fokus integrimi në BE dhe siguria rajonale

Krerët e Delegacioneve Pjesëmarrëse në Ministrialin e Korridorit VIII në Tiranë nënshkruan sot një Deklaratë të Përbashkët, ku theksuan angazhimin…

Global 360

Pavlov: Korridori VIII, katalizator për investime në logjistikë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Nikolay Pavlov, deklaroi sot se në mjedisin gjeopolitik, ndërlidhja mes vendeve dhe transporti…

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nënshkruhet Deklarata e Përbashkët për Korridorin VIII, në fokus integrimi në BE dhe siguria rajonale

Krerët e Delegacioneve Pjesëmarrëse në Ministrialin e Korridorit VIII në Tiranë nënshkruan sot një Deklaratë të Përbashkët, ku theksuan angazhimin…