Ambasadorët e rinj evropianë në pararojë të luftës kundër gjuhës së urrejtjes

Brezi i ri i Ambasadorëve të Rinj Evropianë vazhdon të luajë një rol themelor në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë të Partneritetit Lindor


Brezi i ri i Ambasadorëve të Rinj Evropianë vazhdon të luajë një rol themelor në luftën kundër gjuhës së urrejtjes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë të Partneritetit Lindor. Në një seri seminaresh online, më shumë se 50 Ambasadorë të Rinj Evropianë përfunduan programin e trajnimit mbi luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe përpilimin e kundërnarrativave, organizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës. Përgjatë këtyre aktiviteteve ndërgjegjësuese, pjesëmarrësit mësuan më shumë rreth koncepteve kyçe të të drejtave të njeriut, anti-diskriminimit dhe luftimit të gjuhës së urrejtjes, si dhe si të njohin dhe të veprojnë kundër gjuhës së urrejtjes dhe si të përpilojnë kundërnarrativa ndaj gjuhës së urrejtjes. Në të ardhmen, ambasadorët e rinj, të cilët tashmë janë fuqizuar me mjetet dhe aftësitë e nevojshme për të luftuar diskriminimin, do ta përcjellin më tej mesazhin për një shoqëri të lirë dhe të barabartë në komunitetet e tyre vendore.

Gjatë seminareve, Ambasadorët e Rinj Evropianë patën mundësi të rrisin njohuritë e tyre mbi punën e Këshillit të Evropës për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe luftimit të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes. Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, përmes zbatimit të programeve të përbashkëta: “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” dhe “Partneriteti për Qeverisje të Mirë” kanë vënë një fokus të veçantë në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Fushata “Blloko urrejtjen. Fal dashuri” e zbatuar në kuadër të programit të Instrumentit Horizontal dhe fushata e mëparshme “Lëvizja Kundër Gjuhës së Urrejtjes” e zbatuar nga Këshilli i Evropës janë disa nga shembujt e mirë të ndarë me pjesëmarrësit në lidhje me përpjekjet për të rritur ndërgjegjësimin dhe përgatitjen e kundërnarrativeve për të luftuar gjuhën e urrejtjes.

Programi “Ambasadorët e Rinj Evropianë” është një nismë e Bashkimit Evropian, për të krijuar dhe zhvilluar një rrjet ndërmjet të rinjve për ndarjen e  ideve, aftësive dhe promovimin e vlerave dhe mundësive të BE-së. Në këtë kontekst, roli i tyre në mbështetjen e luftës kundër gjuhës së urrejtjes dhe përgatitjen e kundërnarrativave në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane është thelbësor në procesin e promovimit të barazisë dhe diversitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe atë të Partneritetit Lindor.

Këto aktivitete u organizuan në kuadër të projektit “Promovimi i barazisë dhe mosdiskriminimit: drejt shoqërive më elastike dhe gjithëpërfshirëse” dhe projektit “Promovimi i barazisë dhe luftimi i racizmit dhe intolerancës në Ballkanin Perëndimor”, që janë pjesë e programeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Partneritet për Qeverisje të Mirë” dhe “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”.

Marre nga faqja zyrtare e Këshillit të Europës

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon foto nga takimi me presidentin Trump

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton ku bashkë me bashkëshorten Linda Rama u takua me presidentin e SHBA-së Donald Trump…