I ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon delegacionin shqiptar në Universiadë

I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u takua të mërkurën me delegacionin shqiptar që mori pjesë në Universiadën e 31-të Botërore në Chengdu


I ngarkuari me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Wang Dexin u takua të mërkurën me delegacionin shqiptar që mori pjesë në Universiadën e 31-të Botërore në Chengdu, duke diskutuar për shkëmbimet sportive dypalëshe.

Wang-u tha se shkëmbimet sportive janë një pjesë e rëndësishme përbërëse e shkëmbimeve njerëzore kino-shqiptare dhe kanë luajtur rol të veçantë në lidhjen midis dy popujve. Delegacioni i Shqipërisë në Universiadën Botërore të Chengdu-së ka thelluar më tej njohjen e miqësinë ndërmjet dy popujve, veçanërisht të rinjve të të dy vendeve. Ambasada kineze në Shqipëri është e gatshme që të përpiqet bashkë me palën shqiptare për të nxitur më tej shkëmbimet sportive ndërmjet të dy vendeve dhe për t’i dhënë gjallëri të re miqësisë kino-shqiptare.

Anëtarët e delegacionit kujtuan me kënaqësi përvojat e tyre në Universiadën e Chengdu-së dhe thanë se bukuria e lulëzimi i qytetit Chengdu, si dhe qytetarët mikpritës, u lanë përshtypje të thella. Ata janë të gatshëm që të vazhdojnë të jenë misionarë të miqësisë shqiptaro-kineze, duke çelur një kapitull të ri të miqësisë tradicionale.

Pas takimit, diplomatët e ambasadës kineze zhvilluan një ndeshje miqësore pingpongu me sportistët shqiptarë. (Wang Lei/ Artan)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret të riun me aftësi të kufizuara: Vizitor pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga takimi me një të ri me aftësi të kufizuara, të cilin…