As Venecia dhe as New York, ja kush është qyteti më i bukur në botë

Studiuesit nga Online Mortgage Advisor renditën qytetet më mbresëlënëse duke skanuar Google Street View


Cilido qytet që të vjen në mendje si më i bukuri në botë, harrojeni, sepse sipas studimit të ri, atë titull e mban një qytet i vogël në veriperëndim të Anglisë.

Sipas studimit, Eye-Catching Architecture e kryer nga Online Mortgage Advisor, qyteti Chester në Anglinë veriperëndimore, pranë kufirit me Uellsin dhe me një popullsi prej rreth 120 mijë banorësh, kryeson listën e vendeve më të bukura në botë. Venecia doli në vendin e dytë dhe Londra në të tretin. Renditja ishte si më poshtë: Chester, 83,7%, Venecia 83,3% dhe Londër 83%.

Studiuesit nga Online Mortgage Advisor renditën qytetet më mbresëlënëse duke skanuar Google Street View për fotot e qindra rrugëve dhe më shumë se 2400 ndërtesave nga qytetet në mbarë botën.

“Kërkimet tregojnë se njerëzit i shohin objektet që shpalosen në këtë raport të jenë thelbësisht të bukura, që do të thotë se një ndërtesë që përputhet me të zakonisht përmban forma dhe struktura tërheqëse ,” vënë në dukje studiuesit.

Top 10 më poshtë:

– Chester – 83.7%

– Venecia – 83.3%

– Londër – 83%

– Belfast – 82.9%

– Roma – 82%

– Barcelona – 81.9%

– Liverpool – 81%

– Durham – 80,5%

– Bristol – 80%

– Oksford – 79.7%

Emri origjinal i Chester është Deva Victrix, nga legjioni romak nga i cili u themelua në vitin 79 pas Krishtit. Katër rrugët kryesore të Chester, Eastgate, Northgate, Ëatergate dhe Bridge, kanë ekzistuar për rreth 2000 vjet. Deva Victrix ishte një nga tre bazat kryesore të ushtrisë romake. Kur romakët u larguan në shekullin e 5-të, saksonët e përdorën atë si një qytet të fortifikuar kundër danezëve dhe i dhanë emrin aktual.

Chester është i famshëm për ndërtesat e tij mesjetare dhe viktoriane dhe është një nga qytetet më të ruajtura me mure në Britani. Në fakt, ju mund të ecni lehtësisht në këto mure dhe të kaloni nga njëra anë e qytetit në tjetrën. /Top Channel

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Reforma jonë në drejtësi e ngriti luftën ndaj korrupsionit në nivele që as nuk imagjinoheshin

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste komentoi sot disa prej kërkesave të qytetarëve në protestë, ndërsa u shpreh…