Ambasadori i Spanjës: Fillimi i negociatave për anëtarësim, proces historik për Shqipërinë

Ambasadori Álvaro Renedo Zalba në takimin e 16-të të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit BE-Shqipëri


Ambasadori i Spanjës në Shqipëri Álvaro Renedo Zalba mori pjesë sot në takimin e 16-të të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit BE-Shqipëri, me rastin e presidencës spanjolle të Bashkimit Evropian.

Në fjalën e tij ai theksoi vlerësimin e Presidencës spanjolle lidhur me përfshirjen aktive dhe konstruktive të këtij komiteti në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një proces me rëndësi strategjike për Shqipërinë, por edhe BE në përgjithësi.

“Presidenca spanjolle do të punojë për të avancuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe si dhe procesin e anëtarësimit të vendeve të tjera kandidate”, tha ai.

“Dhjetorin e kaluar Shqipëria ishte mikpritëse e një samiti historik të BE organizuar në Tiranë dhe Këshilli i Stabilizim-Asoccimit u organizua në Tiranë. Dhe kjo demonstron forcën e bashkëpunimit tonë si edhe angazhimin e fortë të Shqipërisë ndaj anëtarësimit në BE”, u shpreh Zalba.

“Takimi sot ndodh përkundrejt sfondit dramatik të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Presidenca shpreh mirënjohjen për solidaritetin e shprehur nga Shqipëria, por kemi parasysh edhe sfidat në këtë drejtim. Ne qëndrojmë përkrah njëri-tjetrit dhe jemi të vendosur për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta”, tha Zalba.

Ai vlerësoi Shqipërinë për bashkëpunimin lidhur me çështjet për punët e jashtme dhe veçanërisht në harmonizimin lidhur me politiken e jashtme të BE-së, por edhe atë të sigurisë.

“Kjo përbën një sinjal të fortë për angazhimin strategjik të Shqipërisë në rrugën e BE-së. Ne jemi të bindur se ndjenjat e rrënjosura pro BE-së së Shqipërisë përbëjnë një vlerë të veçantë që ky komb i madh do t’i japë BE-së”, tha ai.

“Fillimi negociatave për anëtarësim ishte një proces historik, një gur kilometrik dhe një demonstrim i mbështetjes së padyshimtë të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Zalba.

“Ne jemi të vendosur që ta vazhdojmë procesin e zgjerimin mbi bazën e parimeve dhe përfundimeve dhe metodologjinë e përcaktuar. Ne mirëpresim që procesi i screening po përparon mjaft mirë dhe ne presim me padurim përfundimin e tij”, u shpreh ambasadori spanjoll.

Ai shprehu mirënjohjen ndaj autoriteteve shqiptare dhe ekipit të drejtuar nga ministrja Dhuka për punën e bërë deri më sot.

“Ky proces duhet të shoqërohet dhe të ndiqet nga reforma të vazhdueshme dhe një konsolidim të mëvonshëm”, theksoi ai.

“Ne mirëpresim drejtimin e qartë të Shqipërisë në rrugën drejt BE dhe e nxisim atë që të vazhdojë procesin e reformave. Ne riafirmojmë angazhimin tonë në mbështetje të përparimit të Shqipërisë lidhur me anëtarësimin në BE dhe presidenca e inkurajon Shqipërinë që të vazhdojë t’i japë hov këtij procesi dhe të bëjë përparim të mëtejshëm në fusha thelbësore të sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, u shpreh Zalba.

“Dialogu konstruktiv në vend është thelbësor për të ecur përpara. Parlamenti ka një rol kyç për të luajtur këtu. Ne inkurajojmë me forcë Shqipërinë që të shtoj mbikëqyrjen parlamentar edhe angazhimin në këtë proces transformues të thellë”, theksoi ai.

“Ne inkurajojmë autoritet që të vazhdojnë dhe ta finalizojnë me sukses këtë proces. Gjithashtu mbështesim punë e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese. Ne gjithashtu kemi parasysh që Shqipëria duhet të shmangë miratimin e ligjit për amnistinë tatimore’, tha ai.

“Gjithashtu ne inkurajojmë autoritetet shqiptare që të vazhdojnë zbatimin e rekomandimeve të ODIHR, të Komisionit të Venecias lidhur me zgjerimin e transparencës, lidhur me financimin e partive politike. Gjithashtu mirëpresim përpjekjet e Shqipërisë për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut”, nënvizoi ambasadori spanjoll Zalba. /ATSH

Lexo më shumë nga

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Njerëzit me informacion të gabuar janë të rrezikshëm, njerëzit e indoktrinuar me propagandë janë shejtanë budallenj.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Liria e fjalës e rrezikuar nga media…

Rënia e besueshmërisë së medias ka ardhur edhe si pasojë e minimit të profesionit nga brenda.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Liri përmes Artit 2”, një pafundësi përjetimesh dhe ëndrrash

Një ekspozitë të veçantë e cila po kthehet në një traditë për Caritas Shqiptar “Liri përmes Artit 2”