Myzyri: Prokurimi publik në Shqipëri garanton parimet më të larta të zhvillimit të garave publike

Konferenca mbi Prokurimin e Hapur dhe të Qëndrueshëm në Europë


Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u shpreh se sistemi i prokurimit publik në Shqipëri garanton parimet më të larta të zhvillimit të garave publike.

Myzyri mori pjesë në konferencën mbi Prokurimin e Hapur dhe të Qëndrueshëm në Europë, që u zhvillua sot në Tiranë, ku theksoi se, “një transformim të rëndësishëm ka marrë edhe instrumenti i rishikimit administrativ dhe mbrojtjes së interesave të ligjshme të operatorëve ekonomikë vendas dhe të huaj”.

Ndërsa bëri një historik të fillesave të prokurimit publik në Shqipëri, Myzyri u shpreh se, që në krye të herës ai është parë si një instrument i rëndësishëm i ndërtimit të një së ardhmeje të qëndrueshme.

“Shqipëria, një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, po ndërmerr hapa të transformimit të rëndësishëm në infrastrukturë, zhvillim urban, shëndetësi, teknologji informacioni dhe akses në një qeverisje elektronike përmes një prokurimi të hapur, transparent dhe të qëndrueshëm”, theksoi ai.

Ai theksoi se, rimëkëmbja pas tërmetit dhe përballja me pandeminë nuk ishte një sfidë e lehtë, por u zgjidh përmes një prokurimi të shpejtë, efiçent dhe të qëndrueshëm, duke përfshirë të gjitha hallkat e tij edhe në procesin e shqyrtimit të ankesave.

“Vetë ligji i prokurimit publik i është nënshtruar ndryshimeve thelbësore në përputhje me katër direktivat e Bashkimit Europian, ndërkohë, digjitalizimi, si një mjet i rëndësishëm i luftës kundër korrupsionit dhe aksesit në garat publike, ka dhënë edhe impaktin e rëndësishëm në sistem”, tha kreu i KPP.

Më tej, gjatë fjalës së tij, Myzyri theksoi se, Komisioni i Prokurimit Publik po forcon pavarësinë funksionale, ndërkohë përmes digjitalizimit të shërbimeve ka krijuar të parin mekanizëm të ankesave online, si edhe sistemin unik të menaxhimit të ankesave elektronike, ndër më të avancuarit në Ballkanin perëndimor, i cili po redukton burokracitë për furnizuesit publik, zeron kostot dhe rrit eficencën dhe efikasitetin.

“Transparenca është në fokusin tonë kryesor, ku së bashku me Open Contracting Partnership dhe BERZH-in po ndërtojmë të parin standard për publikimin e vendimmarrjeve të organeve shqyrtuese të prokurimit, bazuar në parimet e Open Contracting Data Standard”, shtoi ai. /ATSH

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…

Global 360

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Plani i ri i rritjes i BE-së, Rama: Askush s’mban peng më asnjë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Plani i Ri i Rritjes ekonomike nga BE për vendet e rajonit “na jep…