Certifikatë mirënjohjeje shefes së Zyrës së Sigurisë Rajonale në ambasadën amerikane

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku i dorëzoi certifikatën “Për Shërbime të Dalluara” shefes së Zyrës së Sigurisë Rajonale në Ambasadën e SHBA-së në Shqipëri, Karen Riley, me rastin e përfundimit të misionit të saj si drejtuese e kësaj zyre.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, në prani të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, drejtori i përgjithshëm i dorëzoi Riley-t certifikatën “Për shërbime të dalluara” me motivacionin “Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të SHBA-së, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe në nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit, në interes të forcimit të sigurisë publike”.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e fokusuar maksimalisht në forcimin e bashkëpunimit me aleatët strategjikë dhe me të gjithë partnerët kudo në botë, pasi krimi nuk njeh kufij dhe në këtë kontekst as bashkëpunimi nuk duhet të njohë kufij apo barriera.

Riley shprehu mirënjohjen e saj, për certifikatën dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit shqiptar. /ATSH

Hoxha takim me homologun francez, në fokus zgjerimi i BE-së dhe bashkëpunimi dypalësh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një takim në Bruksel, me ministrin francez për Çështjet…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

”Corriere della Sera”: Sfida e kryeministrit Rama për ta çuar verën shqiptare në çdo cep të botës

Kampion basketbolli, skulptor, profesor në Akademinë e Arteve të Bukura. Dhe tani edhe një entuziast i verës. Edi Rama, kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia