Skënderbeu nuk përton të ngrihet prapë!

Opera ka të drejtë të ekzistojë. Vasil S. Tole ka sjellë një “Opera solemne- koncertale.”


Nga Dashnor Kokonozi

Me qejf shkuam të shohim operën që muzikanti e muzikologu Vasil S. Tole i ka kushtuar Skënderbeut, me libret të punuar nga ai vetë mbi një tekst të F. Nolit.

Kisha kureshtje të shoh një opera shqiptare të ditëve tona sepse nganjëherë kemi përshtypjen se krijimtaria operistike ka përfunduar në muze, për t’u shijuar tashmë me rivëniet e veprave të dikurshme.

Se koha jonë në rastin më të mirë mund ta perceptojë veçse të modernizuar në trajtën e një dramaturgjie lirike si West Wild Story apo më këndej si operat “Niksoni në Kinë” e John Adamsit apo “Ajnshtajni në plazh” e Philip Glass (në versionin e festivalit të Avinjonit që kam patur rastin të njoh) etj.

E pra, me sa duket nuk është kështu. Opera ka të drejtë të ekzistojë dhe evoluojë në të gjitha format e mundshme.
Tole nga ana e tij e ka sjellë si një “Opera solemne- koncertale.”

Nuk shihen në të mizanskenat klasike, edhe pse gjuha muzikore është e tillë, kemi më fort një lloj “dialogu” midis solistëve, një kuarteti dhe korit masiv (bashkim i suksesshëm i Teatrit të Operas së Tiranës dhe korit të Filarmonisë së Kosovës).

Natyrisht, është punë e specialistëve të gjykojnë për të e veçanërisht strukturën e saj muzikore. Ne si spektatorë të thjeshtë kufizohemi në një perceptim të drejtpërdrejtë e bazik: “më pëlqen, nuk më pëlqen”.

Mua më pëlqeu, veçanërisht muzika dhe interpretimi i koraleve. Ishin të plotë, emocionues. Me interes m’u duk edhe dalja e një kuarteti (A. Vera, G. Murrja, E. Golemi, A. Papa).

Edhe pse mjaft profesionistë në kuartet, krijova përshtypjen se dy artistët e parë e ndjenin ca peshën e skenës dhe të premierës kur dilnin solo, gjë që i lejoi të shprehnin vetëm pjesërisht talentin e tyre.

E di, një shfaqje duhet parë në daljen e saj të tretë apo të katërt në skenë dhe gjithnjë e kam shmangur premierën, por nuk e kam këtë mundësi.

Vetiu një vepër për Skënderbeun, të sjell në mendje muzikën me të vërtetë madhore të filmit që mban emrin e tij.

Më pëlqeu që autori me zgjuarsi kishte sjellë ndonjë motiv të tij, por jo më shumë si reminishencë se sa si një lloj homazhi, si një intertekst muzikor, nëse mund të përdoret ky term.

Gjithsesi, gjykimi mbetet thjesht personal.

Autori i shkrimit, Dashnor Kokonozi

Lexo më shumë nga

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…