Kujtim Laro, një “Morricone” shqiptar!

Sot është ditëlindja e mjeshtrit të muzikës shqiptare, kompozitorit të paharruar Kujtim Laro!


Nga Holta Sina, Muzikologe

Sot eshte ditelindja e mjeshtrit te muzikes shqiptare, kompozitorit te paharruar Kujtim Laro!

? Muzika e Tij ka shenjuar femijerine, rinine dhe ka mbushur shpirtin tone me tingujt e mrekullueshem te kolonave zanore te filmave per te cilet ai derdhi gjithe frymezimin dhe talentin e pamate!

? Muzika e Kujtimit fliste dhe atehere kur fjala dhe mjetet e tjera nuk arrinin ta shprehnin dot – do te thoshte Anagnosti i madh per muziken-ikonë te filmit shqiptar “Lulekuqet mbi mure”!

? Muzika e ketij “Morricone” shqiptar qendron edhe sot si ajo lulekuqja mbi murin e kinemase shqiptare – kinemase qe eci ne udhen e tingujve te tij te paperseritshem!

KUJTIM LARO

Kujtim Laro (1947-2004) u lind në maj të vitit 1947 në qytetin e Vlorës. Studimet e larta i përfundoi në vitin 1970 në Institutin e Lartë të Arteve, më vonë shërbeu si pedagog për shumë vjet në Akademinë e Arteve. Ka punuar edhe si drejtor artistik pranë Ansamblit të Ushtrisë.

Laro mbante titujt “Artist i Merituar” dhe “Naim Frashëri” i klasit të parë. Kompozitori Kujtim Laro ka lënë pas rreth 35 kolona zanore filmash shqiptarë, dhjetëra këngë festivalesh, etj.

Në kujtesën e shqiptarëve ai mbahet mend më së tepërmi si kompozitor filmash. Firmën e tij mbajnë kolonat zanore të filmave të njohur, si “I teti në bronz”, “Në fillim të verës”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Udha e shkronjave”, “Liri a vdekje”, “nëntori i dytë”, “Militanti”, “Vendimi”, “Yjet e netëve të gjata”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Partizani i vogël Velo”, “Fletë të bardha” etj. Krijimi i tij i fundit ka qenë muzika e filmit “Lule të kuqe, lule të zeza”.

Kujtim Laro u nda nga jeta në vitin 2004.

Lexo më shumë nga

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama ndan videomesazhin: Jo kushdo që ecën pranë teje është i destinuar të ecë bashkë me ty

Kryeministri Edi Rama ndau sot një video në rrjetet sociale të realizuar me inteligjencë artificiale ku përcillen mesazhe të forta…