Berisha: Rama, asnjë investim për rrugë në fshatra!

Kryetari i Komisionit të Rithemelimit Sali Berisha mori pjesë sot në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Gramsh, Hasim Çekrezi.


Kryetari i Komisionit të Rithemelimit Sali Berisha mori pjesë sot në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Gramsh, Hasim Çekrezi.

Në fjalën e tij, Berisha tha se paraqes sot para jush, kandidatin e votës tuaj të lirë.

“Hasim Çekrezi është një njeri që përfaqëson vlerat më të arrira tuaja dhe mbarë qytetarëve të Gramshit. Unë vij sot, me krenari të veçantë sepse paraqes para jush, njeriun që ju keni zgjedhur, kandidatin e votës tuaj të lirë”,-tha Berisha.

Po ashtu, Berisha tha se Rama shkatërroi bujqësinë dhe nuk bëri asnjë investim për rrugë në fshatra.

“Ne shkojmë drejt zgjedhjeve vendore dhe ju garantoj se Hasimi, do të bëjë gjithçka të përdorë me eficiencën më të madhe fondet dhe paratë tuaja. Kudo ne e kemi vend të bekuar, por nuk ka bekim më të madh nga Zoti dhe natyra sesa të kesh ujërat që ka Gramshi. Por sa përfiton Gramshi nga këto pasur. Çfarë përfitoi Gramshi nga ndërtimi i hidrocentralit. Pas përfundimit të punimeve, asnjë qindarkë sepse e zhduku rentën. Hoqi rentën për të ngrohur xhepin vetes dhe oligarkëve të tij. Mungesa e rrugëve, një fshat që nuk ka rrugë miqtë e mi, po të mos kishte edhe elektricitet mund ta çosh edhe 300 vite mbrapa. Edhe 300 vite më parë, edhe 500 vite më parë, rrugë ka patur, por kanë qenë rrugë qerresh”, tha ai.

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.