Franko Kroqi, inxhinieri që mundi Ramiz Alinë!

Ing. Franko Gjon Kroqi, fitoi bindshëm në përballjen elektorale në 31 Mars 1991, në Zonën 218 me ish-Presidentin Ramiz Alia!

Nga Suzana Kroqi

Vëllai im Ing. Franko Gjon Kroqi, fitoi bindshëm në përballjen elektorale në 31 Mars 1991, në Zonën 218 me ish-Presidentin Ramiz Alia!

Franko ishte burrë që udhëhiqej nga mençuria e kurajo, dashuria për Familjen ishte më e rëndësishme dhe e vendosi atë në rradhë të parë.

Njeri vital, i veprimit me integritet e krenar, me aftcsitë profesionale të pa diskutueshme, realizoi në standartet më të larta, në mënyrën më perfekte çdo detyrë e angazhim gjatë gjithë jetës.
Me personalitet e i vetëdijshëm, refuzoi çdo kompromis në dëm të interesave të Ekonomisë Kombëtare.

Pjesë nga ikntervistat e tij, në Mars 2011 e Prill 2012!

…”Kisha kurajon kur pranova kanditimin në Zonën 218, kam punuar në punë të vështirë në minierë dhe shumë herë jam përballur me vdekjen, pavarësisht se kërcënimet gjithmonë i kam pasur për shkak të natyrës time reaguese.

…Gjatë fushatës vinin provokatorë e më thonin se duhej të tërhiqesha, por ja bëja të qartë se “pa më qëndisur një yll të kuq në ballë nuk do të tërhiqesha”.

Mitingu u mbajt në 24 Mars 1991 në shkollën “Partizani”, ndërsa R. Alia, po atë ditë dhe po në njëjtën orë kishte organizuar mitingun e tij në “Shkollën e Kuqe”.

Nuk pranova të shtyja mitingun dhe të dyja mitingjet u mbajtën në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë.

Isha i vendosur ta çoja deri në fund sfidën.

Bëra një fushatë intelektuale, dinjitoze e ajo që unë kisha kuptuar nga takimet në grupe me banorët e zonës dhe në miting, ishte se ajo zonë nuk donte t’ja jepte votën R. Alisë.

Kisha pregatitur një fjalim, por vazhdova pa të, akuzova në miting regjimin komunist dhe E. Hoxhën, përballë kisha R. Alinë pra isha në betejë me të, ai kishte eskortën, pushtetin (që ai e dinte se do ta humbiste), ndersa unë kisha entuziazmin, dashamirësinë e banorëve të asaj Zone dhe indinjatën e tyre.

…Banorët e lagjes meritonin falenderimin e parë, mbështetja e vendosur e këtyre banorëve kurajozë bënë që unë të fitoja përballë R. Alisë në atë kohë të vështirë.

R. Alia solli në atë zonë të votonin ushtarët, por edhe ata nuk votuan për të me sa duket.
Asokohe një risi ka qënë vota e rinisë dhe besimin që më dhanë banorët e asaj zone më 31 Mars, nuk e kam shpërdoruar.

Për zgjedhjet e 22 marsit 1992, që dihej se do të fitonte PD, banorët e asaj lagjeje më kërkuan të rikandidoja, por varej nga PD. Unë deklarova se nëse nuk kandidoj sërish në këtë zonë, nuk do të rikandidoj më. Ky ishte një pakt me banorët, të cilin unë e kam respektuar.”

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.