Hohmann: Shqipëria mund të mësojë nga projekti i paqes së BE-së

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann mori pjesë në hapjen e panelit të “Memory Days 2023”

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann mori pjesë në hapjen e panelit të “Memory Days 2023” (Ditët e Kujtesës 2023), organizuar nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe Fondacioni “Konrad Adenauer”.

“Reflektuam së bashku mbi përvojat e ndryshme të Shqipërisë dhe vendeve të tjera ish-komuniste mbi përballjen e tyre me të shkuarën”, theksoi ajo.

“Shqipëria mund të mësojë nga përvojat e vendeve të tjera në ndërtimin e një të vërtete të përbashkët në lidhje me të kaluarën e tyre komuniste dhe në trajtimin e krimeve të regjimit komunist”, u shpreh Hohmann.

“E vërteta, drejtësia dhe pajtimi janë elemente thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane të bazuar në vlera të forta”, shtoi Hohmann.

“Në rrugën e saj drejt anëtarësimit në komunitetin tonë Evropian, Shqipëria mund të mësojë nga projekti i paqes së BE-së, i ndërtuar mbi dialogun, shtetin e së drejtës dhe demokracinë”, nënvizoi amabsadorja e BE.

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Liqeni i Shkodrës pjesë e UNESCO-s, thesar natyror me biodiversitet të jashtëzakonshëm

Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit cilësohet si një nga.