Kosova dhe siguria kibernetike, sipas modelit amerikan!

Viti 2008, kur u shpall Pavarsia e Kosovës, përkon edhe me themelimin e kompanisë sime për shërbimet në teknologjinë informative.

Nga Albion Bikliqi, Ekspert i Sigurisë Kibernetike, Kosovë

Dita e Pavarsisë së Kosovës, 17 Shkurti 2008, është edhe viti kur unë themelova kompaninë private CIS Pristina, për të ofruar shërbimet në teknologjinë informative.

Ideja e fillimit si ndërmarrës ishte që profesionin në teknologjinë informative dhe dijën që unë merrja nga kolegët e mi Amerikan dhe Europian të percjellja në vendin tim duke siguruar profesionalizëm dhe siguri.

Avancimin profesional vazhdoja ta merrja nga mentorët Amerikan, Britanik, Izraelitë dhe Europian pr t’u specializuar në fushën e sigurisë kibernetike.

Duke parë se me evancimin e teknologjisë ka nevojë edhe për t’I siguruar ato unë vazhdova dhe ende vazhdoj të jam student në këtë lëmi.
Partneriteti me kompani me bazë në SHBA dhe Izrael gjithnjë më bën të jem më i sigurtë në ofrimin e shërbimeve në sigurinë kibernetike.

Në vitin 2021 unë u vlerësova me vendin e parë për punën që po blja në sigurinë kibernetike nga Albanian ICT Awards. Ky vlerësim sa më bëri krenarë aq më dha përgjegjësi që të jam i gatshëm për ofrimin e shërbimeve në fushën e sigurisë kibernetike.

Ky vit 2023 më gjenë të angazhuar në Odën Ekonomike Britaneze në Kosovë si konsulent, në kompaninë ndërkombëtare TekeGroup si Menaxher Rajonal për Siguri Kibernetike, në CISTCK Group ndërmarrës dhe CEO, në NU Borders LLC, In country cyber security subject matter expert për të përmbushur kërkesat e projekteve të USAID për mbrojtjen e infrastrukturës kritike nga sulmet e mundshme kibernetike.

Ndërsa në arenën ndërkombëtare vazhdoj të jem konsulenti kryesorë për siguri kibernetike për kompaninë Gjermane TRECCERT GmbH, për kompaninë në Singapor, me zyrat në SHBA dhe Zvicërr, Global Skills Development Council GSDC vazhdoj të jem partner indirekt për të promoviuar praktikat më të mira të sigurisë kibernetike për të mbrojtur të dhënat në nivel qeverie dhe ndrmarrjeve të mëdha.

Kompania CISTCK Group www.cistck.com është partnere me Microsoft, Fortinet, TRECCERT, GSDC, Bitdefender, Advisera për të rrumbullaksuar kështu ofrimin e shërbimeve për mbrojtjen e institucioneve publike dhe private me menaxhim dhe teknologji adekuate në zingjirin e mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

Lexo më shumë nga

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…