Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell: Presim përkushtim serioz!

Përfaqësuesi i lartë ka informuar ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i ka informuar sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.

“I njoftova ministrat për misionin e të dërguarit të posaçëm, Miroslav Lajçak, i cili ishte atje në emrin tim, së bashku me të dërguarin amerikan, [Gabriel] Esccobar, dhe me këshilltarët e politikës së jashtme të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë”.

“Ata shkuan së bashku për të vazhduar diskutimet për propozimin për normalizimin e raporteve. Avancimi në këtë propozim do të sjellë dobi të konsiderueshme për të dyja palët. Kjo është e vetmja mënyrë për të ndërprerë ciklin vicioz të krizave në terren dhe reduktimin e rrezikut për eskalim të mëtejmë. Presim përkushtim serioz dhe gatishmëri për angazhim konstruktiv për të siguruar avancimin në këtë propozim”, tha Borrell.

Burimet e Bashkimit Evropian kanë thënë se nga rezultatet e takimeve varet edhe përgjigjja në pyetjen se kur do të mund të zhvillohet takimi i radhës në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut.

Të njëjtat burime kanë thënë se presin nga palët që ta marrin seriozisht “propozimin evropian“ dhe të jenë konstruktivë në vazhdim të dialogut.

Lajçak gjatë vizitës së fundit në Kosovë dhe Serbi ishte i shoqëruar edhe nga i dërguari amerikan, Gabriel Escobar, si dhe nga tre këshilltarë të lartë nga Gjermania, Franca dhe Italia.

Kjo vizitë e përbashkët, sipas diplomatëve në BE, ka pasur për qëllim të dërgojë mesazhin për një mbështetje të madhe për propozimin që u është dhënë palëve dhe për të cilin presin përgjigjen e tyre dhe të angazhohen për miratimin e tij.

Pas takimit me Kurtin, Lajçak tha se delegacioni i emisarëve ndërkombëtarë ka pritur më shumë mirëkuptim rreth mundësive që ofron propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kurse, pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, Lajçak tha se ai “tregoi qasje të përgjegjshme dhe vullnet për të marrë vendime të vështira në interes të paqes dhe perspektivës evropiane të Serbisë”.

Propozimi i BE-së, i njohur më herët si plani franko-gjerman, u është dorëzuar autoriteteve në Prishtinë dhe Beograd në fund të verës. Ai mbështetet edhe nga Franca, Gjermania dhe SHBA-ja.

Zyrtarët në Prishtinë kanë thënë më herët se ky propozim paraqet një bazë të mirë për të vazhduar dialogun me Serbinë, ndërsa ata në Beograd kanë thënë se nuk është i favorshëm për ta.

Plani, në të cilin ka pasur qasje REL-i, parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.

Në dokument nuk përmendet njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë apo anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara – për të cilat gjëra insistojnë publikisht zyrtarët kosovarë – por theksohet mbështetja që palët duhet t’i japin njëra-tjetrës në procesin e integrimeve evropiane. /REL

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Firmoset marrëveshja me ENI-n, Ibrahimaj: Studim fizibiliteti për krijimin e kapaciteteve kombëtare të produkteve të naftës dhe gazit

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, ministri i…